Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Të shtëna me armë në festën e 4 Korrikut në Nju Jork, plagosen 8 persona mes tyre 4 fëmijë

17:54 / July 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 ae64c9f1c85cf0f3d2b942e6b1ef2bedshab
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri gjatë një feste familjare me rastin e 4 Korrikut në lagjen Coney Island të Bruklinit, në Nju Jork.

Autori, i veshur tërësisht me të zeza dhe me maskë në fytyrë, hapi zjarr ndaj të pranishmëve dhe më pas u largua me shpejtësi.

Sipas Policisë së Nju Jorkut (NYPD), ngjarja ndodhi rreth orës 22:35 të së shtunës, ndërsa një familje po festonte në oborrin e banesës. Sulmuesi iu afrua gardhit përgjatë Surf Avenue dhe qëlloi disa herë drejt turmës para se të arratisej.

Në vendngjarje, policia gjeti tetë persona të plagosur, katër djem të moshave 6, 7, 12 dhe 14 vjeç, dy gra 21 dhe 25 vjeçe, si dhe dy burra 33 dhe 37 vjeç.

Autoritetet bënë të ditur se gruaja 21-vjeçare dhe burri 33-vjeçar u qëlluan në gjoks, ndërsa fëmija 6-vjeçar në bark. Tre djemtë e tjerë u goditën në këmbë. Gruaja 21-vjeçare ndodhet në gjendje kritike, ndërsa shtatë të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, dënoi ashpër sulmin.

“Nuk ka vend për një dhunë të tillë në qytetin tonë. Nuk do ta tolerojmë dhe do ta luftojmë me çdo mjet që kemi në dispozicion. Ndërsa ndajmë dhimbjen me familjet e të plagosurve, duhet të angazhohemi që çdo festë dhe çdo ditë pushimi të jetë e sigurt për qytetarët”, deklaroi ai.

Policia nuk ka bërë publik identitetin e viktimave dhe ende nuk ka konfirmuar motivin e sulmit. Megjithatë, komisionerja e NYPD-së, Jessica Tisch, tha se nuk kishte pasur asnjë konflikt apo debat gjatë festës para të shtënave.

Ajo shtoi se javën e kaluar, në të njëjtën rrugë, ishte regjistruar një vrasje e lidhur me aktivitetet e bandave kriminale dhe hetuesit po shqyrtojnë nëse ekziston ndonjë lidhje mes dy incidenteve.

Në vendin e ngjarjes u sekuestrua një armë e tipit TEC-9 si dhe 10 gëzhoja.

Ndërkohë, një tjetër incident me armë zjarri u regjistrua në Bruklin në orët e para të mëngjesit të së dielës. Një detektiv i Policisë së Nju Jorkut u qëllua gjatë përballjes me një 18-vjeçar të armatosur në lagjen Crown Heights.

Sipas autoriteteve, plumbi goditi jelekun antiplumb të efektivit, i cili nuk pësoi lëndime serioze.

4 korrikut 8 persona arme jork shtena
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.