Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rilindja 2.0| Demo: Këtë javë prezantojmë nismat që prekin çdo qytetar

13:19 / July 6, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, po flet në konferencë për mediet, nga Kryeministria.

Sipas tij, brenda kësaj jave do të prezantohen një sërë nismash, me në fokus qytetarin.

“Për të qenë të qartë, se ne do të jemi në ndihmë të bashkive që të rrisin cilësinë e shërbimeve. Kuptohet që kjo kërkon financim, qeveria është e gatshme dhe besoj që Rilindja 2.0 do të jetë një program i financuar plotësisht”, tha ai.

“Jo më larg se dje, kemi pasur rastet e para në disa bashki për zjarret në territor. Po punojmë për sezonin, Ministria e Pushtetit Vendor do të jetë në një rol koordinues. Ne jemi të bindur se 2026-a ka një përgatitje më të mirë logjistike në tërësi, qoftë për kapacitetet lokale dhe atyre qendrore. Duhet të ketë sensibilizim, duhet të bëjmë shumë kujdes me mënyrën si sillemi në territor”, deklaroi ministri sa i takon situatës me zjarret në vend.

“Do të kemi një paketë mbështetëse për të gjithë ata që janë në vijën e parë për të përballuar këto episode. Në fillim të sezonit, do të merren hapat e duhur për të garantuar motivimin e duhur të burimeve njerëzore”, bëri me dije Demo.

Nënvizoi se procesi i Paketës së Maleve po merr kohën e tij, ndërsa janë shtuar kërkesat për zonat prioritare.

“Besoj që 100% e bashkive do e përfundojnë këtë proces”, u shpreh Demo.

“Në fund të vitit do bëhet një rivlerësim për të gjitha dëmet, dhe do ketë vend për të parë se ku duhet fokusuar mbështetja. Të mos harrojmë se në fund të 2025-ës dhe fillim të 2026-ës kemi pasur zona të përmbytura më shumë se 1 herë”, shtoi më tej.

Përtej planit për të transformuar infrastrukturën në nivel lokal, Demo u ndal edhe te protesta në kryeqytet, që mbahet prej më shumë se 1 muaji. Sipas tij, në konceptin e ideve që ofron, ky tubim po “thahet” dita-ditës.

“Na u shfaq një arkivol. Duket sikur flamingot kanë shtegtuar nga bulevardi se janë të ndjeshëm. Detyra jonë është që flamingot të ndihen rehat kudo. Disa kërkesa janë kërkuar nga një subjekt politik para se të niste protesta. Kur protesta merr trajtën e dhunës, nuk ka më një standard normal. Ajo që vërejmë me keqardhje në dyert e Parlamentit, por edhe gjuha është e rëndësishme. Nuk mund të krijojmë një shoqëri ku të normalizohet intimidimi, apo urrejtja. Se ajo nuk sjell as energji pozitive e as zhvillim në territor. Kërkesat duhet të jenë legjitime.”përfundoi ministri.

ervin demo nisma qytetare rilindja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Goditja ndaj policisë dhe sulmi ndaj komisariatit, ambasadori gjerman: Protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me BE-në

14:50 / July 6, 2026

Dosja “Partizani” Dëshmon në GJKKO, si ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa/zbardhen diskutimet në sallë

12:40 / July 6, 2026

Përgatitja për tregun e BE-së/ Rama për startup-et: Mbi 1200 aplikime, dyfishuam financimin

11:58 / July 6, 2026

Rama prezanton programin për biznesin drejt BE-së: “Mbështetje për sipërmarrjet që të përballojnë transformimin”

11:51 / July 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.