Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Samiti i NATO-s në Ankara, Rutte: Evropa dhe Kanadaja po i afrohen nivelit të SHBA-së në shpenzimet për mbrojtje

08:36 / July 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rutte sd 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të samitit të NATO-s në Ankara, sekretari i përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, tha se anëtarët europianë dhe Kanadaja janë në rrugën e duhur për t’i sjellë shpenzimet e tyre për mbrojtjen në të njëjtin nivel me ato të Shteteve të Bashkuara.

Uashingtoni vazhdimisht e ka kritikuar Evropën për shpenzimet e pamjaftueshme ushtarake, duke e cilësuar këtë si “përfitim falas” nga mbrojtja kolektive.

Duke folur në kryeqytetin turk, pak para nisjes së samitit dyditor të NATO-s më 7–8 korrik, Rutte tha gjithashtu se aleanca “duhet të vazhdojë të sigurohet se Ukraina do ta marrë atë që i nevojitet”, pas një tjetër sulmi shkatërrues rus në dhe rreth Kievit të hënën, ku humbën jetën të paktën 21 njerëz.

Samiti i Ankarasë synon të vlerësojë ecurinë e 32 vendeve aleate në përmbushjen e cakut, të vendosur vitin e kaluar në Hagë, për të shpenzuar 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtjen deri në vitin 2035.

Meqë disa vende mezi këtë vit e arritën cakun e mëparshëm prej 2 për qind të PBB-së, Shtetet e Bashkuara kanë ushtruar trysni ndaj vendeve evropiane që të paraqesin plane të besueshme se si do ta arrijnë cakun e ri brenda një dekade.

Rutte, i cili është përpjekur të ruajë marrëdhënie të ngushta me Trumpin për ta mbajtur të bashkuar aleancën, tha se aleatët evropianë dhe Kanadaja “tashmë po investojnë rreth 4 për qind të PBB-së së tyre në mbrojtje dhe siguri”, duke shtuar se kjo ka sjellë 258 miliardë dollarë investime shtesë në mbrojtje gjatë dy vjetëve të fundit.

Sipas Ruttes, kjo prirje do të thotë se 31 anëtarët e tjerë të NATO-s janë tashmë “në binarë për t’i barazuar shpenzimet e tyre të mbrojtjes me ato të Shteteve të Bashkuara”.

ankara nato Rutte samiti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti i NATO-s në Ankara: Shqipëria pritet të firmos si vend themelues marrëveshjen për krijimin e Bankës së Mbrojtjes

11:29 / July 7, 2026

Samiti i NATO-s në Ankara/ CNN: Trump shton presionin ndaj aleatëve evropianë për tërheqjen e mijëra trupave amerikane nga Evropa

10:20 / July 7, 2026

NATO do të zbulojë marrëveshje të mëdha për armët në Ankara para samitit me Trump

10:11 / July 7, 2026

Sot e nesër samiti i NATO-s në Ankara, Kryeministri Rama niset drejt Turqisë! Takim me Erdogan

10:08 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.