Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hapet sot Samiti i NATO-s në Ankara, në fokus mbështetja për Ukrainën

08:06 / July 8, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
260625 samiti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej ditës së djeshme, Ankaraja ka hapur dyert për samitin e NATO-s ku ka pritur liderët e 32 vendeve anëtare të Aleancës më të madhe ushtarake.

Bisedimet dje u fokusuan te investimet dhe forcimi i industrisë së mbrojtjes ushtarake për vendet. Ndër temat kryesore pritet të jetë situata në Ukrainë dhe paketa e ndihmës prej 70 miliardë eurosh që aleatët evropianë pritet ta formalizojnë në Ankara për të siguruar mbështetje për Kievin për dy vitet e ardhshme.

Dita do të hapet me fjalimet e Sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte dhe udhëheqësve pas mbërritjes së tyre, e më pas do të mbahet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, fotografia tradicionale familjare dhe, në orën 11:15 të paradites sipas orës lokale (10:25 të paradites sipas orës CET), takimi i Këshillit të Atlantikut të Veriut. 

Samiti do të përfundojë me konferencën e fundit për shtyp të Rutte në pasdite. Më pas do të mbahen konferencat për shtyp të udhëheqësve, ndërsa ajo e Presidentit të SHBA-së Donald Trump është planifikuar për në orën  16:05.

Në një takim me Presidentin Tayyip Erdogan, Trump tha se mund ta kishte bojkotuar plotësisht samitin e NATO-s nëse nuk do të kishte pasur marrëdhënie të ngrohta me udhëheqësin turk dhe nuk përjashtoi tërheqje të mëtejshme të trupave nga Evropa.

“Epo, do ta shohim. Isha shumë i zhgënjyer me NATO-n“, tha ai, duke veçuar Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë që nuk bënë mjaftueshëm për të mbështetur luftën e SHBA-së kundër Iranit.

Sot, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pritet të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, një takim që premton të jetë vendimtar për lëvizjet e ardhshme të bllokut perëndimor në mbështetje të Kievit, pikërisht në kohën kur tensionet ushtarake dhe diplomatike po përshkallëzohen në Evropën Lindore.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pritet të zhvillojë sot disa takime me krerë shtetesh, mes tyre dhe me kryeministrin Edi Rama.

Dita e parë e takimeve në kuadër të Samitit në Ankara u përmbyll me një darkë shtetërore të Presidentit turk, që priti mbi 32 liderët e Natos. Pjesë e darkës ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda.

ankara Hapet nato samiti ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbërrin në Samitin e NATO-s në Ankara, takohet me Mark Rutte dhe pritet të zhvillojë takim me Erdoğanin

10:08 / July 8, 2026

Macron: Po i kthejmë Sirisë 51 milionë euro nga prona e konfiskuar e familjes Assad

21:40 / July 7, 2026

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

15:20 / July 7, 2026

Rama dhe bashkëshortja e tij nisen për në Ankara për Samitin e NATO-s

12:23 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.