Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Samiti i ardhshëm i NATO-s dhe samuti që u prodhua në Tiranë për të

10:00 / July 9, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ylli manjani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Manjani

Në Shqipëri nuk ka ngjarje ndërkombëtare që t’i shpëtojë ligjit të parë të debatit tonë publik: sa më i madh lajmi, aq më e madhe fabrika e samutit. Këtë herë radha ishte e samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë.

Për ditë me radhë u prodhua një industri e tërë teorish. Shqipëria qenka “regjim”. NATO nuk mund të vijë në një vend të tillë. Nuk kemi plotësuar 5%-shin e PBB-së. Perëndimi e ka izoluar Ramën. Bazat ushtarake janë prishur për të ndërtuar kulla. Aleatët janë të zemëruar. E kështu me radhë, derisa imagjinata filloi të konkurronte me letërsinë fantastiko-shkencore.

Pastaj doli Mark Rutte dhe, me qetësinë karakteristike të burokratit që nuk merret me thashetheme ballkanike, konfirmoi se samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë.

Tani, sipas logjikës së samutit tonë, mbeten vetëm dy shpjegime. Ose Rutte është blerë nga Rama. Ose NATO është infiltruar nga sekti i atleteve të bardha…

Sigurisht, gjithmonë mbetet një shpresë. Të kapen pas videos ku Trump nuk ua hodhi sytë atletëve të bardhë të Ramës. Aty mund të ndërtohen edhe disa teori të reja. Në fund të fundit, edhe humori ka nevojë për lëndë të parë. Thuhet madje se teori të tilla ndihmojnë edhe kundër kapsllëkut intelektual.

Edi Rama mund të mos jetë kryeministri që shumë shqiptarë dëshirojnë. Mund të kritikohet për qeverisjen, për arrogancën, për gabimet, madje edhe për ato atletet e famshme. Kjo është normale. Dhe unë bie plotësisht dakord me këtë gjë.

Por krejt tjetër gjë është të shash Shqipërinë vetëm që të godasësh Ramën.

Kjo është si të djegësh shtëpinë vetëm që t’i nxish perdet fqinjit.

Ka njerëz që, për inat të qeverisë, janë gati të bindin botën se vendi i tyre është një ferr, një diktaturë, një shtet i dështuar, një aleat i padëshiruar. Dhe këtë e paraqesin si patriotizëm.

Patriotizëm?!

Jo. Patridiotizëm.

Sepse patrioti kritikon qeverinë për ta bërë vendin më të mirë. Patridioti shan vendin për ta bërë qeverinë të duket më keq. Dallimi është i madh.

Duhet ta mësojmë një herë e mirë këtë mësim: në NATO nuk ka vende që klasifikohen si “regjime, por ka shtete anëtare që trajtohen si partnerë normalë për organizimin e samiteve. Aleanca ka standardet e saj politike, ushtarake dhe strategjike, ku rregjimet janë të papranueshme. 

Anëtarësia në NATO, nuk është klub ku futesh në mëngjes dhe të nxjerrin në darkë sipas humorit të analistëve të Tiranës.

NATO është një aleancë strategjike. Nuk është organizatë aktivistësh që mat temperaturën e debateve në rrjetet sociale shqiptare. Nuk vendos samite sipas densitetit të statuseve në Facebook apo sipas sasisë së baltës që hidhet në televizionet e mbrëmjes.

Madje NATO ka një filozofi krejt të kundërt me atë të revolucionarëve tanë ambientalë të përhershëm. Aleanca kërkon vende të forta, me ekonomi më të zhvilluar, me infrastrukturë më të mirë dhe me kapacitete më të mëdha mbrojtëse. Nuk u sugjeron anëtarëve të ndalojnë zhvillimin që të ruajnë ndonjë romantizëm provincial.

Dhe kur vendoset që një samit të organizohet në një vend, ai zhvillohet. Anulimi ndodh vetëm në rrethana të jashtëzakonshme: luftë, katastrofa madhore, pamundësi objektive sigurie. Jo sepse në vendin pritës prodhohet më shumë samut sesa oksigjen.

Për fat të mirë, NATO i mat aleatët me kritere strategjike.

Për fat të keq, ne vazhdojmë të matim Shqipërinë me inatin e ditës. Dhe sa herë që realiteti i jep një shuplakë teorive tona, nuk ndryshojmë teoritë. Ndryshojmë vetëm dozën e samutit.

ardhshem nato samiti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Erdogan surprizon liderët e NATO-s me një dhuratë të pazakontë: Pistoleta me emrat e tyre dhe fishekë të vërtet

09:29 / July 9, 2026

Samiti në Ankara: NATO rrit mbështetjen për Ukrainën me 140 miliardë euro

09:25 / July 9, 2026

Shqipëria pret Samitin e NATO-s/ Ministri Nufi: Vendim që tregon besimin e aleatëve

22:58 / July 8, 2026

Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, vlerësim për Shqipërinë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

20:59 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.