Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Adea Pirdeni: Shqipëria gati të mbyllë tre kapituj të tjerë të negociatave me BE-në

12:48 / July 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Adea PIRDENI GAC 24 9 2024
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, deklaroi në një konferencë për mediat se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar për të ardhmen e saj europiane.

Sipas ministres, reforma në administratën publike konsiderohet si “reforma mbi reformat”, pasi ajo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në të gjithë sektorët, përfshirë edhe ekonominë. Pirdeni theksoi se vendi duhet të marrë masa të rëndësishme për të forcuar sistemin dhe për të përballuar me sukses fazat e negociatave dhe sfidat e anëtarësimit në BE.

“Ndodhemi në një moment shumë të rëndësishëm dhe vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë. Reforma mbi administratën publike është reformë mbi reformat, sepse ka impakt të drejtpërdrejtë mbi të gjithë sektorët, edhe ata të ekonomisë. Shqipëria duhet të marrë një sërë masash për të forcuar sistemin dhe që të ketë kapacitetin për të përballuar fazat e negociatave dhe sfidat e të qenit një vend anëtar në BE. Shtojmë fokusin te stafet tona, të cilat në përditshmëri ia kushtojnë punën shërbimit publik.”

Në këtë kuadër, vëmendja po përqendrohet te stafet e shërbimit publik, të cilat po mbështeten përmes transformimit të sistemit të pagave të nisur që nga viti 2023.

Ministrja nënvizoi se pagat janë indeksuar në përputhje me inflacionin dhe se kjo reformë ka shërbyer si shtyllë kryesore për rritjen e kapaciteteve njerëzore. Aktualisht, Shqipëria ka arritur të ketë një administratë me kapacitete të formuara mirë, duke përmbyllur një nga momentet kyçe të negociatave që lidhet me vlerësimin e piketave të ndërmjetme.

“Ju e dini që prej vitit 2023 Shqipëria ka nisur një transformim të sistemit të pagave. Ne kemi indeksuar pagat në përputhje me inflacionin. Reforma e pagave ka qenë kali i betejës për reformën tonë të kapaciteteve. Kemi qenë edhe një nga vendet që ka marrë nismën e rishikimit tërësor të pagave. Janë disa politika të pagave, që qëndrojnë në themel të këtij rishikimi. Sot sfidat me të cilat ne përballemi janë të mëdha. Shqipëria ka sot një administratë publike me kapacitete të formuara.”

Pirdeni siguroi se vendi është plotësisht i gatshëm për të avancuar me procesin, duke bërë me dije se tre prej kapitujve të tjerë të negociatave ndodhen tashmë në fazë përmbyllëse.

“Jemi në një fazë ku kemi përmbyllur një nga momentet kyçe të negociatave, që është vlerësimi i piketave të ndërmjetme. Shqipëria është e gatshme që të përmbyllë kapitujt e tjerë të negociatave, tre prej tyre janë në fazë përmbyllëse.”

kapituj Pirdeni Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Sulm kibernetik ndaj bizneseve”, Skënder Hita: Rrejt që synon dëmtimin e imazhit të vendit

14:05 / July 9, 2026

Shkodër, krim në familje/ Burri vret gruan, identifikohet viktima

14:01 / July 9, 2026

S’ka rezolutë të përbashkët për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, PD voton kundër në Strasburg: Përplasen për amendamentet e integrimit

13:56 / July 9, 2026

PD kundër integrimit dhe…SPAK/ Fino: Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt BE, Brukseli ka qasje pozitive për negociatat

13:36 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.