Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

PD kundër integrimit dhe…SPAK/ Fino: Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt BE, Brukseli ka qasje pozitive për negociatat

13:36 / July 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Megi Fino
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e 21-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, u diskutua deklarata e përbashkët mes Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Partia Demokratike, e përfaqësuar nga Gazment Bardhi, propozoi ndryshime që synonin heqjen e referencave për ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2027, si edhe vlerësimet për punën e SPAK.

Zëvendësministrja e Jashtme, Megi Fino në një intervistë në “News Line” në ABC News u shpreh se procesi i integrimit po ecën me ritme të shpejta dhe se qasja e institucioneve europiane ndaj Shqipërisë mbetet pozitive.

“Është për të ardhur keq që dëgjojmë deklarata të tilla nga përfaqësues shqiptarë në Parlamentin Europian, në një kohë kur procesi i integrimit po avancon me ritme shumë dinamike. Këndvështrimi i Bashkimit Europian është pozitiv dhe ne jemi optimistë se do të kemi zhvillime të mira edhe në vijim,” u shpreh Fino.

Ajo theksoi se objektivi kryesor i institucioneve shqiptare mbetet mbyllja e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027, duke nënvizuar se Shqipëria, së bashku me Malin e Zi, vlerësohet nga Brukseli si një nga vendet që po ecin më shpejt në procesin e integrimit.

“ E keqardhur që shoh këtë diskutim, pasi ky është një proces shumë i shpejtë, ritmi është shumë dinamik. Më vjen keq që dëgjoj këto nga shqiptarë që dalin dhe diskutojnë në Parlamentin Evropian që flasin në këtë mënyrë, kur procesi drejt rrugëtimit në BE po ecën shumë shpejt. Dhe këndvështrimi i BE është shumë pozitiv. Ne vijojmë me ritme shumë të shpejta dhe jemi shpresëplotë që do të kemi lajme pozitive. Dhe me vjen mirë për qasjen pozitive nga Brukseli sa i përket rrugëtimit tonë. Në si institucione jemi të gjithë shumë të angazhuar dhe angazhimi më kryesor është mbyllja e negociatave brenda 2027. Dhe me ritmet që po ecën procesi lidhur me Shqipërinë, si Shqipëria dhe Mali i Zi janë vlerësuar për procesin që po ecën shumë shpejt. Në tërësi i gjithë procesi nuk është vetëm teknik por edhe politike”, tha mes të tjerash ajo.

Sipas zëvendësministres, procesi i anëtarësimit nuk është vetëm teknik, por edhe politik, ndaj kërkon angazhim të vazhdueshëm nga të gjitha institucionet dhe aktorët e përfshirë.

europian integrimit kunder PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pezullohet efektivi në Fier, drejtori i Policisë: Ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares

15:04 / July 9, 2026

Ankara – Kryeministri Rama pritet në takim nga Presidenti Erdogan në Pallatin Presidencial

14:47 / July 9, 2026

Hita sqaron ndalimin e zyrtarëve të VLEN në kufi: Njëri kishte pengesë ligjore, tre të tjerët u kthyen me vullnetin e tyre

14:31 / July 9, 2026

“Sulm kibernetik ndaj bizneseve”, Skënder Hita: Rrejt që synon dëmtimin e imazhit të vendit

14:05 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.