Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama prezanton “Rilindja Urbane 2.0”: 1.5 miliardë euro për transformimin e qyteteve shqiptare

12:04 / July 10, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1783676284 edirama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama prezantoi programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili parashikon një fond prej 1.5 miliardë eurosh për transformimin e qyteteve dhe hapësirave publike në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë prezantimit, Rama e cilësoi nismën si një program ambicioz, duke theksuar se objektivi është të ngrihet një standard i ri i zhvillimit urban, në përputhje me pritshmëritë në rritje të qytetarëve.

“Një program kombëtar ambicioz, për të kaluar te ‘Rilindja Urbane 2.0’, duke vendosur në dispozicion të këtij kapërcimi një objektiv prej 1.5 miliardë eurosh. Ajo që mendova se është e rëndësishme ta ndaj me ju sot lidhet jo thjesht me dallimin mes këtij programi të ri dhe programit të parë të Rilindjes Urbane, por me arsyet që na çojnë në këtë program. Sa më shumë përmirësohen kushtet, aq më shumë bie në sy si e papranueshme ajo që mungon,” u shpreh kryeministri.

Rama bëri edhe një krahasim mes gjendjes së qyteteve kur qeveria mori detyrën dhe asaj që, sipas tij, është arritur ndër vite përmes investimeve publike.

“Nëse sheshi kryesor është fytyra e një qyteti, sheshet kryesore të qyteteve tona ishin fytyra e degradimit dhe dorëzimit para fatit të çdo qyteti, përfshirë edhe sheshin ‘Skënderbej’ të asaj kohe. Dalja nga degradimi, rikthimi i qytetit si vend ku njerëzit kanë një jetë sociale, me sheshe, rrugë, ndriçim, shkolla, çerdhe, ujësjellës e kanalizime, i përkiste një faze kur shqiptarët filluan të besonin se vendi mund të ishte i bukur jo vetëm në natyrë, por edhe në qytete,” tha ai.

Kryeministri solli si shembull edhe transformimin e Tiranës, duke kujtuar se mbjellja e pemëve në fillim të viteve 2000 shihej si një ngjarje e pazakontë.

“Kur mbillnim pemë në Tiranë ishte sikur jepnim shfaqje. Njerëzit ndalonin dhe mblidheshin për t’i parë. Kur mbollëm kumbullat e kuqe te Rruga e Kavajës, bllokohej trafiku sepse njerëzit shihnin se pemët po riktheheshin në qytet. Sot, ata që nuk kishin lindur në vitet 2001-2003 nuk e dinë që 90% e pemëve përgjatë rrugëve të Tiranës janë mbjellë në atë periudhë,” deklaroi Rama.

Në përfundim, ai theksoi se sfida aktuale nuk është më vetëm ndërtimi i infrastrukturës bazë, por rritja e cilësisë së investimeve dhe përshtatja e tyre me standardet dhe kërkesat e reja të qytetarëve.

“Dikur kërkohej një rrugë. Sot problemi është cilësia dhe standardi. Shoqëria ka hyrë në një fazë të re falë gjithë kësaj pune, por edhe ne duhet të përballemi me sfidën për të bërë më shumë dhe më mirë,” përfundoi kryeministri.

1.5 miliard qytete Rama rilindja urbane transformim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.