Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por flakët i dolën jashtë kontrollit/ Pranga 57-vjeçarit në Lushnje

16:05 / July 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 1783325269xarr 980
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë arrestuar një 57-vjeçar, i dyshuar si autor i një rasti zjarrvënieje që shkaktoi dëme materiale në pronën e fqinjit të tij.

Sipas Policisë, në pranga është vënë shtetasi I. K., banues në fshatin Lumth, i cili një ditë më parë dyshohet se ndezi zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturinat. Flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në pronën e fqinjit, shtetasit A. A.

Si pasojë e zjarrit u dogjën një mjet bujqësor (zetor), një rimorkio, si edhe baza ushqimore për blegtorinë, duke shkaktuar dëme materiale.

Gjatë përpjekjeve për të shuar flakët në pronën e tij, A. A. pësoi djegie dhe u transportua në Spitalin e Lushnjës, ku po merr mjekim. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier u bën thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre në asnjë rrethanë, duke paralajmëruar se shkelësit do të përballen me ligjin. Po ashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë.

flake jashte kontrolli lushnje ndezi Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit

11:44 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.