Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Tërmetet, 250 milionë lekë për rindërtimin e banesave në Floq. Bilanci paraprak, Filo: Për ngritjen e tyre po shqyrtojmë zonën

23:09 / June 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
termeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjashtë ditë pas tërmeteve të njëpasnjëshme në Korçë, tashmë ka nisur puna konkrete për t’u ardhur në ndihmë familjeve të pastreha.

Bashkia e Korçës ka përmbyllur fazën paraprake të vlerësimit të dëmeve, ndërkohë që fondi i parashikuar për rindërtimin e banesave të dëmtuara plotësisht dhe pjesërisht është 250 milionë lekë të rinj në fazën e parë vetëm për fshatin Floq. Aktualisht, janë duke u shqyrtuar dy plane veprimi, sa i takon rindërtimit të banesave.

Në fshatin Floq, pesë familje u strehuan nga fondacionet, 45 persona janë duke jetuar në shkollën e fshatit, ndërkohë që pjesa tjetër, që ka zgjedhur të qëndrojë në çadra dhe të mos futet në ambientet e shkollës nga frika e përsëritjes së tërmeteve, do të strehohet te godina e ish-maternitetit.

filo compressor

“Deri në zgjidhjen e plotë të situatës, ne kemi mirëmenaxhuar çdo problematikë të shkaktuar nga tërmetet, ndërkohë që tani jemi duke punuar me dy plane konkrete veprimi. Në fazën e vlerësimit paraprak është përcaktuar se do të jetë i nevojshëm një fond prej 2.5 miliardë lekësh të vjetër për ringritjen e të gjitha shtëpive të dëmtuara, ndërkohë që jemi duke shqyrtuar mundësinë nëse shtëpitë do të ngrihen në vendet ekzistuese apo do të ndërtohen në një zonë tjetër të fshatit. Do të jenë ekspertët e fushës që do të vlerësojnë aktivitetin sizmik të zonës dhe do të vendosin se cila do të jetë zgjidhja më e mirë për banorët. Ajo që është e rëndësishme, është që në fillim të vjeshtës banorët do t’i jenë rikthyer normalitetit të tyre në shtëpitë përkatëse. Deri atëherë, ne do të sigurojmë kushtet e nevojshme për ta”, u shpreh kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo.

Sipas tij, kjo shumë do të shkojë për ndërtimin nga e para e 60 shtëpive dhe për ndërhyrjet në 90 shtëpi të tjera që janë dëmtuar pjesërisht. Nga ana tjetër, prefekti i Korçës, Dhori Spirollari, zhvilloi një mbledhje urgjente të Shtabit të Emergjencave, ndërsa u ndal në disa pika, duke vënë theksin te puna e komisioneve të vlerësimit për të cilët ai kërkoi që të mos ketë asnjë bënim të banorëve dhe vlerësimet të bëhen pa asnjë ngjyrim politik. Spirollari gjithashtu tërhoqi vëmendjen e kryebashkiakëve për zhvillimin e mbledhjeve të këshillave bashkiake për çeljen e fondeve të emergjencës për të gjitha bashkitë ku ka pasur dëme nga tërmetet.

“Nuk do të toleroj asnjë ankesë nga banorët. Dua që të mos këtë asnjë vlerësim që cenon qoftë edhe një individ. Komisionet të bëjnë vlerësimet reale në terren dhe në rast ankesash do të shqyrtojmë me grupe ekspertësh çdo pretendim. Deri në zgjidhjen e situatës, një pjesë e familjeve të Floqit do të strehohen në ish-maternitetin e qytetit, në Qafëzezë do të krijohen kushtet për një mensë, ku banorët e çadrave mund të përgatisin ushqimin e tyre dhe e njëjta situatë duhet të jetë edhe në Devoll. Shërbimi mjekësor të jetë në dispozicion ditë natë”, u shpreh Spirollari. Prefekti i Korçës shtoi më tej se, 290 banorë kanë mbetur pa shtëpi nga tërmetet, pasi në total në të gjithë Qarkun e Korçës janë dëmtuar plotësisht mbi 120 banesa dhe qindra të tjera janë dëmtuar pjesërisht.

bilanci Filo floq Tërmetet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.