Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Mijëra llogari false sulmuan bizneset shqiptare”, Rama: Google ndërhyn për rikthimin e vlerësimeve

22:22 / July 10, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se “pengmarrësit e protestës së flamingove” kanë zhvilluar një “sulm të padëgjuar kriminal” ndaj bizneseve në sektorin e turizmit.

Ai shkruan se autoritetet shqiptare i janë drejtuar kompanisë Google për ndihmë, pasi sipas tij, një numër sipërmarrjesh, përfshirë hotele, bujtina dhe restorante, janë dëmtuar nga një fushatë masive raportimesh negative online.

Sipas kryeministrit, përmes rreth 10 mijë llogarive të krijuara posaçërisht është organizuar një “sulm digjital” që ka ndikuar në heqjen e vlerësimeve pozitive dhe uljen e reputacionit online të bizneseve.

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe arriti deri në majën e piramidës së Google”, shkruan Rama, duke akuzuar kundërshtarët e tij se po dëmtojnë investimet e huaja dhe bizneset vendase.

Ai e cilësoi protestën si një lëvizje të nxitur nga “urrejtja dhe mediokriteti”, ndërsa theksoi se Policia vijon hetimet për atë që e quajti një “skemë kriminale”.

Kreu i qeverisë shtoi se, me ndihmën e Google, faqet e sipërmarrjeve të prekura po rikthejnë vlerësimet e tyre dhe “yjet e merituara”, pas ndërhyrjeve të bëra në platformat online.

Postimi i kryeministrit Rama:

“Jehona e një TURPI ALLA SHQIPTARÇE arriti deri në majën e piramidës së Google, ku autoritetet tona kërkuan ndihmë për të nxjerrë një sërë sipërmarrjesh nga BLOZA E TERRORIT DIGJITAL të ushtruar prej pengmarrësve të protestës së flamingove, të cilët përmes 10 mijë llogarive të hapura enkas organizuan dhe orkestruan një SULM TË PADËGJUAR KRIMINAL mbi hotele, bujtina, restorante, duke u hequr me DHUNË yjet e mbledhura nga përshtypjet pozitive të klientëve

Pra, logjika e hurit dhe drurit që i ka dhënë protestës ngjyrën e sorrave e zërin e korbave: Nuk duam investorë të huaj, nuk duam biznese vendase, duam litar, burg, zjarr – tip naziskinësh me qeleshe e komunistash me flamur në qafë, laro e balo të duartrokitur me pasion nga dështakëzemërakë të rënë nga vakti, plot urrejtje, ligësi e mediokritet të pangushëllueshëm

Policia vijon me hetimin e skemës kriminale, ndërkohë që me ndihmën e Google-it faqet e sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara me punë e mund të madh“, shkruan Rama.

Të enjten, më 09 korrik, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, e bëri publik shqetësim serioz lidhur me këtë veprimtari.

Ai theksoi se sulmi artificial rrezikon të dëmtojë rëndë jo vetëm reputacionin e bizneseve të caktuara, por edhe sektorin e turizmit dhe imazhin e Shqipërisë në tërësi.

“Brenda një periudhe të shkurtër kohore, këto llogari dyshohet se kanë publikuar në masë, komente dhe vlerësime negative, me qëllim krijimin e një perceptimi të rremë dhe dëmtimin artificial të reputacionit online të bizneseve shqiptare.

Nga analiza fillestare rezultojnë mbi 10 000 llogari në rrjetet sociale me modele aktiviteti të dyshimtë, të cilat janë aktualisht objekt verifikimi nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit.”, theksoi ai.

Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka nisur një hetim me intensitet të lartë për identifikimin e autorëve dhe gjurmimin e infrastrukturës teknike të përdorur.

Në këtë proces theksoi Hita po bashkëpunohet ngushtë me platformat ndërkombëtare online dhe partnerët e huaj për sigurimin e provave dixhitale.

Google hotelet Rama suli vleresimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arratisja e një personi nga “arresti i shtëpisë”, AMP arreston efektivin e Policisë në Dibër për shpërdorim detyre

21:19 / July 10, 2026

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE miraton mbylljen e 3 kapitujve të negociatave me Shqipërinë

19:55 / July 10, 2026

Gjykata Kushtetuese kthen për plotësim paditë ndaj financimit të koncertit të Kanye West

16:24 / July 10, 2026

Rama:  S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet nga narrativa të gabuara

13:13 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.