Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Aksident i rëndë në Mirditë – 16-vjeçari merr makinën pa leje, plagosen 6 të mitur, mes tyre një 12-vjeçare

12:02 / July 11, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1783760396 fhdfh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Fanit, në Mirditë, ku kanë mbetur të plagosur gjashtë të mitur, të gjithë kushërinj me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili kishte marrë mjetin pa leje drejtimi. Për shkaqe që janë ende nën hetim, ai ka humbur kontrollin e automjetit, i cili është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Si pasojë e përplasjes, të gjashtë të miturit kanë pësuar lëndime. Një vajzë 12-vjeçare dyshohet se ka pësuar thyerje të legenit, ndërsa dy të mitur të tjerë kanë marrë fraktura në duar dhe këmbë. Katër të miturit e tjerë kanë pësuar dëmtime të ndryshme.

Të plagosurit morën fillimisht ndihmën e parë mjekësore dhe më pas u transportuan drejt spitaleve në Tiranë për trajtim më të specializuar. Për transportimin e tyre u angazhuan gjashtë autoambulanca.

Sipas të dhënave paraprake, të gjashtë të miturit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, 16-vjeçari është proceduar në përputhje me ligjin, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e shkaqeve të sakta të ngjarjes.

Aksident mirdite mitur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Po me Rozafën çfarë keni o patriota”, sulm online edhe Kalasë së Shkodrës, Rama: T’i përzëmë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin?

13:54 / July 11, 2026

Rrezikuan pushuesit/ Policia e Vlorës bllokon Jet Ski dhe gomone, gjobiten me 500 mijë lek të rinj

13:11 / July 11, 2026

Trump kërcënon Iranin: “Nëse më vrisni“, “1,000 raketa janë gati”, SHBA i vendos ultimatum për Ngushticën e Hormuzit

12:27 / July 11, 2026

Rama për koncertin e Kanye West: Nuk është shpenzim, por investim për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë

12:16 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.