Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050

15:40 / July 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
obsh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rastet e reja me kancer në botë pritet të rriten me 66.7% deri në vitin 2050, ndërsa vendet me të ardhura të ulëta do të përballen me barrën më të rëndë të sëmundjes. Ky është paralajmërimi i një raporti të ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas raportit, plakja e popullsisë, rritja demografike dhe ekspozimi ndaj faktorëve të rrezikut, si ndotja e ajrit, do të shtojnë ndjeshëm rastet e kancerit. Rritja më e madhe parashikohet në Afrikë, me 125.2%, dhe në rajonin e Mesdheut Lindor, me 109.8%.

OBSH thekson se pabarazitë në diagnostikim dhe trajtim mbeten alarmante. Mbijetesa pesëvjeçare për kancerin e gjirit dhe kanceret tek fëmijët është mbi 85% në vendet e pasura, por bie nën 45% në vendet me të ardhura të ulëta. Në shumë shtete, pacientët diagnostikohen vetëm kur sëmundja është në faza të avancuara, duke ulur ndjeshëm mundësitë për trajtim të suksesshëm.

Aktualisht, 1 në 5 persona rrezikon të zhvillojë kancer gjatë jetës, ndërsa 92% e njerëzve do të kenë një familjar të afërt të diagnostikuar me këtë sëmundje. Vetëm gjatë vitit 2024 u regjistruan 20.6 milionë raste të reja dhe rreth 9.7 milionë vdekje, duke e bërë kancerin shkakun e dytë kryesor të vdekjeve në botë, pas sëmundjeve kardiovaskulare.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje qeverive të rrisin investimet në parandalim, diagnostikim të hershëm dhe trajtim, duke paralajmëruar se vendimet që merren sot do të përcaktojnë barrën globale të kancerit në dekadat që vijnë.

20250 66.7% kancer obsh rastet rriten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i frikshëm pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset

17:22 / July 12, 2026

U pretendua se ishte Mojtaba, zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit

15:19 / July 12, 2026

I dënuar me 13 vite burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

14:20 / July 12, 2026

Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari 

13:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.