Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur sot se periudha e parë e aplikimeve në kuadër të Paqes Fiskale u mbyll me sukses, pa u evidentuar asnjë rast i pastrimit të parave.
Konkretisht, sipas DPT-së gjatë kësaj periudhe u regjistruan 62 aplikime dhe 19 marrëveshje të konkluduara.
Paqja Fiskale mbetet një mundësi për formalizim vullnetar të bizneseve, duke eliminuar kontrollet tatimore në terren dhe duke ofruar një normë tatimi stimuluese prej 5%.
DPT informon se aplikimet do të rihapen në periudhat 1–15 prill 2027 dhe 1–15 prill 2028.
DPT fton subjektet të përfitojnë nga kjo mundësi për të formalizuar biznesin e tyre, në funksion të një tregu të drejtë dhe transparent që synon mbrojtjen e konsumatorëve, konkurrencën e ndershme dhe integrimin me standardet e Bashkimit Europian.

