Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm përreth godinës së Parlamentit. I gjithë perimetri është rrethuar me gardh metalik, ndërsa hyrjet monitorohen nga forcat e sigurisë.
Raportohet se deputetët e Partisë Socialiste po hyjnë në ambientet e Kuvendit përmes hyrjes anësore, në krah të Akademisë së Shkencave.
Ndërkohë, hyrja kryesore e Parlamentit është bllokuar me gardhe metalike, të vendosura përgjatë gjithë perimetrit të godinës, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e seancës plenare.
