Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Marta Kos: “Super e Marta” për zgjerimin e BE-së, Shqipëria mbyll tre kapitujt e parë të negociatave

09:36 / July 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
550915f2 0bd5 47b5 b325 ea8c0344edfb w1023 r1 s sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e cilësoi 14 korrikun si një “Super të Martë” për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se për herë të parë në më shumë se dy dekada po zhvillohen katër konferenca ndërqeveritare të anëtarësimit brenda së njëjtës ditë.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social X, Kos vlerësoi përparimin e vendeve kandidate dhe bëri të ditur se Shqipëria do të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit, me mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave.

“Sot është një ‘Super e Martë’ për zgjerimin e BE-së. Për herë të parë në më shumë se dy dekada, po mbajmë katër konferenca të anëtarësimit në të njëjtën ditë. Katër vendet që janë në krye të procesit – Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi – po hedhin të gjitha hapa të rëndësishëm përpara.

Shqipëria do të mbyllë kapitujt e saj të parë, ndërsa Mali i Zi ndodhet në fazën përfundimtare të negociatave formale, pasi ka mbyllur 18 nga 33 kapitujt. Tani, ky momentum i krijuar sot duhet të shndërrohet në rezultate konkrete në terren”, u shpreh Kos.

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, do të formalizojë mbylljen e Kapitullit 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitullit 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe Kapitullit 30 (Marrëdhëniet e Jashtme), fusha që konsiderohen të harmonizuara me standardet e Bashkimit Evropian.

Konferenca ndërqeveritare do të nisë në orën 19:00, ndërsa në orën 20:00 do të zhvillohet një konferencë për shtyp ku pritet të prezantohet ecuria më e fundit e procesit të integrimit evropian.

Ky zhvillim konsiderohet një tjetër hap përpara në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Gjatë muajve të fundit, vendi ka përshpejtuar ritmin e negociatave, ndërsa institucionet evropiane kanë vlerësuar progresin në reformat kyçe, veçanërisht në drejtësi, administratë publike dhe përafrimin e legjislacionit me acquis të Bashkimit Evropian.

Autoritetet shqiptare synojnë të përmbyllin negociatat teknike deri në vitin 2027, me objektivin që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në fund të dekadës, nëse vijon ritmi i reformave dhe plotësohen të gjitha kriteret e kërkuara.

3 kapitujt Marta Kos MBYLL megociata Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama në paradën ushtarake në Paris, valëvitet flamuri shqiptar në Champs-Élysées

10:59 / July 14, 2026

Ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares Aurora Tila në Itali, “E hodha unë nga ballkoni, më falni”

10:32 / July 14, 2026

Sot Konferenca e 9-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE/Rama në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare

09:47 / July 14, 2026

“Vuçiç është një partner i vështirë”/ Rama zbulon arsyen pse ‘Ballkani i Hapur’ u konsiderua një ‘ide e tmerrshme’

22:19 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.