Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Seanca e fundit për këtë sezon parlamentar, Kuvendi mblidhet sot! Interpelancë me ministrin Malaj dhe disa projektligje në rend dite

08:07 / July 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuvendi 2 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 dhe pritet të jetë më e gjatë se zakonisht. Kjo është edhe seanca e fundit për këtë sezon parlamentar, ndërsa mbetet për t’u parë nëse opozita do të rikthehet në sallë pas bojkotit të dy seancave të fundit.

Rendi i ditës nis me një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, të kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Deputetët do të shqyrtojnë dhe votojnë një sërë projektligjesh që lidhen me sektorin e bujqësisë, menaxhimin e kimikateve, akuakulturën dhe mbrojtjen e tokës bujqësore.

Në axhendë janë përfshirë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare, mes tyre ratifikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit teknik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe marrëveshja e huas me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që synon rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë–Durrës dhe zgjerimin e projektit me ndërtimin e lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Po ashtu, seanca do të shqyrtojë projektligjin për ratifikimin e Konventës për Byronë e Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil, si dhe ndryshimet në ligjin “Për librin në Republikën e Shqipërisë”.

Në rendin e ditës është parashikuar edhe emërimi i një anëtari të Këshillit të Statistikave.

Një pjesë e rëndësishme e seancës do t’i kushtohet miratimit të projektrezolutave për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura për vitin 2025. Mes tyre janë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Instituti i Statistikave (INSTAT), Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH), Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Enti Rregullator i Energjisë (ERE), Enti Rregullator i Ujit (ERRU) dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse para Kuvendit do të zhvillohet protestë, si edhe nëse opozita do të marrë pjesë në punimet e seancës, pas mungesës në dy mbledhjet e fundit plenare. Sipas raportimeve, edhe brenda grupit opozitar ka pasur kundërshtime lidhur me bojkotin e Kuvendit.

interperlance kuvend seanca e fundit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD zgjedh drejtuesit e rinj, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Ja të gjithë fituesit

08:57 / July 16, 2026

Merret vendimi, Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin, Republika e Irlandës

08:12 / July 16, 2026

Debate në Komisionin për Reformën Territoriale, Mazniku: Opozita ka penguar me qëllim punën,qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

16:24 / July 15, 2026

Abuzimet me çmimet, zbarkon Task Forca/ Lezhë, kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

14:32 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.