Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shtyhet për në 11 shtator seanca për Ilir Beqajn, ish-ministri: M’u shkelën të drejtat procedurale

11:43 / July 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir beqaj sterilizimi 1024x575 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në kuadër të dosjes së njohur si “Sterilizimi”.

Ilir Beqaj mbërriti në sallën e gjyqit i shoqëruar nga forcat e sigurisë dhe me pranga në duar. Para nisjes së seancës, prangat iu hoqën dhe ai u ul pranë avokatit të tij mbrojtës, Ermal Yzeiraj.

Gjatë seancës, Prokuroria paraqiti qëndrimet e saj lidhur me 22 kërkesat e depozituara nga mbrojtja e Beqajt. Nga ana tjetër, ish-ministri kundërshtoi pretendimet e akuzës, duke deklaruar se gjatë fazës së hetimeve i janë cenuar të drejtat procedurale.

Beqaj pretendoi se dokumentet që nuk mbajnë firmën e tij nuk mund të përdoren si prova kundër tij dhe mohoi përgjegjësinë për akuzat e ngritura.

“Faleminderit organit të akuzës për përgjigjet. Fillimisht më duhet të them se organi i akuzës pranoi që, në fazën e hetimeve, m’i ka cenuar hapur të drejtat e mia procedurale. Sot e kam të vështirë të bëj mbrojtjen”, u shpreh ai.

Ish-ministri kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, janë zhvilluar hetimet, duke deklaruar se “u bënë rreth tre vjet që merrem me këtë çështje” dhe se “Kodi është bërë i pavlerë”, ndërsa akuzoi organin e akuzës për shkelje të të drejtave procedurale.

Ai tha se nuk beson se mund të ketë “vjedhje para se të nënshkruhet kontrata”, duke shtuar se një dokument pa nënshkrimin e tij nuk mund të përdoret si provë ndaj tij.

Në fund të seancës, avokati mbrojtës Ermal Yzeiraj kërkoi kohë për të shqyrtuar materialet dhe përgjigjet e paraqitura nga Prokuroria.

Trupi gjykues pranoi kërkesën dhe vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 11 shtator.

11 shtator Ilir Beqaj seanca shtyhet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish Presidenti kundër Rregullores së re të GJKKO-së: Kërcënim për lirinë e medias

15:59 / September 1, 2026

S’ka vjeshtë? Ekspertët italianë paralajmërojnë rikthimin e “kupolës së nxehtësisë” në shtator

15:51 / September 1, 2026

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.