Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Programi, jo për bizneset e mëdha. Task Force nga përfaqësuesit e qeverisë

15:33 / July 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ku prezantoi programin e ri të mbështetjes për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke theksuar se bizneset e mëdha nuk do të jenë përfituese të kësaj skeme.

Gjatë fjalës së tij, Rama vlerësoi rolin e Ministrisë së Bujqësisë në zbatimin e projektit, duke nënvizuar se zhvillimi rural mbetet një ndër prioritetet e qeverisë, me fokus të veçantë te nxitja e agropërpunimit.

“Ministri i Bujqësisë dhe ministria janë të rëndësishëm për projektin. Kur vjen puna te zhvillimi rural, qeveria ka prioritet të nxisë sa më shumë agropërpunimin. Në këtë sektor kemi potencial të madh dhe ende shumë hapësira të pazhvilluara”, u shpreh Rama.

Ai bëri të ditur se një element i ri i programit është mbështetja për shoqëritë e përbashkëta në fshat dhe në bashki, ndërsa pjesë e procesit do të jetë edhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Kryeministri sqaroi se programi është konceptuar ekskluzivisht për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërsa bizneset e mëdha nuk do të kenë akses në të. Sipas tij, për këto të fundit ekziston “Paketa e Maleve”, e cila mund të ndërthuret me linjat e kredisë.

“Programi ka një tavan prej 2 milionë eurosh dhe do të ketë mbështetjen tonë. Do të ngremë një Task Force për të analizuar periodikisht rezultatet dhe për të identifikuar rastet kur programi do të ketë nevojë për ndërhyrje”, theksoi Rama.

biznesi madh programi Rama Task Force
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.