Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ev9i koka 1024x619 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktivistja Evi Kokalari ka deklaruar se Partia Demokratike po riformaton strukturat drejtuese me synimin që në krye të saj të vendoset Argita Malltezi, pas zgjedhjeve të Kuvendit Kombëtar për Kryesinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari pretendon se përbërja e re e Kryesisë është ndërtuar për t’i hapur rrugën Malltezit në drejtimin e PD-së. Sipas saj, Flamur Noka, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm, ka si detyrë politike realizimin e këtij objektivi.

Ajo shprehet se nga strukturat drejtuese janë larguar personat që, sipas saj, konsideroheshin burim konfliktesh ose nuk gëzonin mbështetjen e Argita Malltezit, duke përmendur mes tyre edhe Jozefina Topallin. Në të njëjtin reagim, Kokalari përmend edhe Albana Vokshin, Belind Këlliçin dhe nënkryetarët e partisë, duke i shoqëruar me akuza dhe vlerësime kritike.

Në postimin e saj, Kokalari shton se, pavarësisht vonesave për shkak të zhvillimeve politike në SHBA dhe konflikteve ndërkombëtare, vëmendja ndaj Shqipërisë do të rikthehet. Ajo pretendon se përgjegjësitë politike të ish-kryeministrit Sali Berisha do të bien mbi fëmijët e tij, Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha.

Deklaratat e Kokalarit janë pjesë e qëndrimeve të saj publike dhe nuk janë shoqëruar me reagim nga Partia Demokratike apo personat e përmendur në postim.

Evi Kokalari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

22:36 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

Fundjavë përvëluese me temperatura deri në 41°C, ndryshim i motit në mesjavë me reshje dhe stuhi

18:18 / July 17, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.