Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kampionati Botëror

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
messi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Atmosfera para finales së Kupës së Botës u ndez edhe jashtë konferencave zyrtare për shtyp. FIFA organizoi një aktivitet të veçantë në “Fan Fest”, ku morën pjesë trajnerët e Spanjës dhe Argjentinës, Luis de la Fuente dhe Lionel Scaloni, si edhe Rodrigo Hernández (Rodri) dhe portieri Emiliano “Dibu” Martínez. Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori Lionel Messi.

Kapiteni i Argjentinës u shfaq surprizë në aktivitetin e moderuar nga tre legjenda të sportit botëror: Novak Djokovic, Kevin Durant dhe Tom Brady. Gjatë bisedës, përveç analizës së finales së së dielës, Messi rezervoi fjalë të mëdha për talentin e Spanjës, Lamine Yamal.

“Lamine është një futbollist i jashtëzakonshëm. E kam ndjekur nga afër, sepse luan te një klub që e dua shumë dhe të cilit gjithmonë i uroj sukses. Edhe pse është vetëm 19 vjeç, ai tashmë është një nga lojtarët më të rëndësishëm në futbollin botëror. Ka gjithë karrierën përpara dhe mundësinë për të shkruar histori. Ne do të përpiqemi që kjo të mos ndodhë këtë herë”, deklaroi Messi me buzëqeshje.

Ylli argjentinas u pyet edhe për fotografinë ikonike të realizuar 19 vite më parë për një kalendar bamirësie, ku ai mban në krahë një foshnjë, që sot njihet si Lamine Yamal. Një imazh që ka marrë një domethënie të veçantë, pasi të dy do të përballen tani në finalen e Kupës së Botës.

“Është diçka e pabesueshme. Jeta të surprizon. Kam bërë një foto me të kur ishte vetëm një foshnjë dhe tani do të luajmë kundër njëri-tjetrit në finalen e Botërorit. Ai është një nga më të mirët në botë në këtë moment. I uroj shumë suksese, sepse suksesi i tij është edhe suksesi i Barcelonës. Megjithatë, ne do të bëjmë maksimumin që të mos jetë në ditën e tij më të mirë, edhe pse është shumë e vështirë”, u shpreh Messi.

Megjithëse vlerësoi maksimalisht Lamine Yamalin, kapiteni argjentinas theksoi se forca e Spanjës nuk mbështetet vetëm te talenti i ri i Barcelonës. “Nuk është vetëm Lamine. Spanja ka shumë futbollistë cilësorë dhe luan një futboll të shkëlqyer. Edhe ne kemi armët tona”, përfundoi Messi, i cili synon të fitojë Kupën e dytë të Botës në karrierë përballë Spanjës.

Foto Messi Yamal
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026

Francë-Spanjë/ “La Roja” në festë, Yamal fiton penallti dhe Oyarzabal e shndërron në gol

21:41 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.