Keir Starmer ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, duke i hapur rrugën marrjes së detyrës nga pasardhësi i tij, Andy Burnham.
Pak para largimit nga Downing Street, Starmer mbajti fjalimin e tij të fundit si kryeministër, të cilin e mbylli me fjalët: “Puna ime ka mbaruar.”
Sipas një njoftimi të Pallatit Buckingham, Starmer zhvilloi një takim me Mbretin, ku paraqiti dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe si Lord i Parë i Thesarit. Dorëheqja e tij u pranua zyrtarisht nga monarku.
“Deputeti Sir Keir Starmer pati një audiencë me Mbretin këtë mëngjes dhe paraqiti dorëheqjen e tij si Kryeministër dhe Lord i Parë i Thesarit, të cilën Madhëria e Tij e pranoi”, thuhet në deklaratën e Pallatit Buckingham.
Në takimin me Mbretin ishte e pranishme edhe bashkëshortja e tij, Zonja Starmer.
Në fjalimin e lamtumirës, Starmer e cilësoi marrjen e postit të kryeministrit si nderin më të madh të jetës së tij, duke u shprehur se beson se Britania është sot më e fortë dhe më e drejtë se sa ishte dy vjet më parë.
