Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Vullnetari”, në qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur kamarieri i një lokali, i cili është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.
Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të ngjarjes.
