Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Vullnetari” në Elbasan, ku fillimisht u raportua për të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes disa adoleshentëve në ambientet e një lokali. Gjatë përplasjes janë dëgjuar rreth gjashtë të shtëna me armë zjarri.
Pas incidentit, tre adoleshentë janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar dëmtime të lehta, njëri me gërvishtje në këmbë dhe tjetri në krah.
Forca të shumta policie vijojnë të jenë në vendngjarje, ndërsa zona është rrethuar për kryerjen e veprimeve hetimore.
Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se ende nuk ka një informacion të plotë mbi rrethanat e konfliktit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.
