Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të hënë letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Meksikës, rezident në Romë, Genaro Fausto Lozano Valencia.
Gjatë takimit, kreu i shtetit vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Meksikës, duke shprehur bindjen se mandati i ambasadorit të ri do t’i japë një shtysë të re forcimit të dialogut politik mes dy vendeve.
Begaj theksoi gjithashtu rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në ekonomi, tregti, kulturë dhe turizëm, me synimin për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe.
