Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 a75a66bc36ae5776962f325fd13e2537
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja gjatë raportimit në Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, është përfshirë në një debat me kryetaren Ina Zhupa për financimi prej 4.3 milionë euro nga qeveria për koncertin e Kanye West.

Zhupa e pyet ministrin cila është arsyeja e alokimit të këtyre parave duke u cilësuar si emergjencë për një koncert të parashikuar. Gonxhja u përgjigj se gjithçka është zbatuar sipas aktit normative dhe nëse s’do të ishte realizuar koncerti, atëherë do të duhej të përgjigjej sesi do të ktheheshin paratë e këtij financimi.

Gonxhja mbrojti vendimin e qeverisë për dhënien e shumës për sigurimin e zhvillimit të koncertit, duke thënë se, sipas një vlerësimi paraprak, më së paku në arkat e shtetit janë kthyer 6,5 milionë euro.

Zhupa: Keni dhënë 4.3 mln euro për një koncert privat kur kishit premtuar që nuk do të jepnit asnjë lekë. Si e konceptoni ju urgjencën e një koncerti të parashikuar? Urgjencë ishte mos shitja e biletave? Cila ishte nevoja për t’u dhënë këto para? Ku është logjika e urgjenca e një koncerti privat? Na sqaroni ku janë ato 100 milionë eurot që do të na vinin për turizmin? Ju paratë i keni dhënë, supozoni sikur parlamenti nuk e miraton, çfarë ndodh z. Gonxhe, do ua kthejë Kanye West?

Gonxhja: Administrata ka vepruar sipas aktit normativ, menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Publiku nuk ka nevojë të dijë si funksionon mazhoranca dhe Partia Socialiste, nëse do të kishte mosmbarëvajtje të koncertit dhe koncerti nuk do të ishte realizuar, atëherë do të hynim në pyetjen tuaj si do t’i merrnim lekët etj.

Zhupa: Normal që eventi do të bëhej sepse për atë u kujdesët ju.

Gonxhja: Nëse s’do ketë mbështetje të parlamentin, këtë pyetje bëjeni mbrapa.

Zhupa: Më shpjego pse e morët këtë vendim, pse është nevojë dhe pse urgjencë? Pse këto para të shqiptarëve që mund t’i kishit përdorur realisht për emergjencë?

Gonxhja: Ju e dini që unë i di problemet se jam deputeti më i votuar në listë të hapur, pa mendjemadhësi.

Zhupa: Do të vinte zor që kërkon 4.3 milionë euro për një koncert, kur s’kemi avion për të fikur zjarret apo përdor dru për të ngrohur shkollat?

Gonxhja: Moral dhe hipokrizi për spitale e histori të tjera mos fillo se unë ua rrëzoj shumë kollaj.

Zhupa: Juve ju ka rënë tërmeti në qeveri, se e keni krejt të korruptuar.

Gonxhja: Po kaluam në politikë, do të transformohem dhe do të kthehem në politikan.

Gonxhja: Koncerti vjen si një nismë e konsultuar me qeverinë shqiptare prej 1 viti, dhe në fillim të këtij viti është marrë një informacion që nëse do ishte e mundur nga turi i Kanye West, do të jepnim mbështetjen tonë. Në fillim viti ne i kemi shprehur mbështetjen tonë promotorit për organizimin e këtij eventi. Mendohej nga promotorët që shitja e biletave do të ishte e garantuar, dhe mbështetja jonë duhet të ishte për aspektet e tjera. Nuk kemi qenë në dijeni, nuk ishim të përgatitur për financim pjesor të këtij eventi.

Gonxhja: Ishte në rrezik mosorganizimi i eventit për arsye se eventi nuk kishte garantuar ecuri në vetëfinancimin e eventit. Një event nuk financohet vetëm nga biletat, financohet nga një sponsor etj. Ishte e paparashikuar situata.

Gonxhja: Ne nuk e kemi luksin të krahasohemi me tregjet e huaja ku është anuluar koncerti. Nuk jemi as Italia, as Mbretëria e Bashkuar apo Polonia.

2 mln euro gonxhe Jennifer Lopez koncert refuzuam
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.