Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1777286146xplarent ndreca 1 709
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Plarent Ndreca, avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pasi u bë publik lajmi se ishte gjobitur nga Gjykata për mungesën në seancën e kësaj të hëne.

Në reagimin e tij, Ndreca sqaron se mungesa ishte njoftuar paraprakisht me shkresë zyrtare, pasi në të njëjtën orë ishte i angazhuar në një proces civil që vijon prej pesë vitesh dhe që, sipas tij, ishte caktuar shumë kohë përpara seancës penale ndaj Veliajt.

Avokati thekson se Gjykata caktoi datën dhe orën e seancës pa konsultuar asnjë prej avokatëve mbrojtës, duke shtuar se kjo nuk është hera e parë që ndodh një praktikë e tillë.


Reagimi i plotë i avokatit Ndreca:

Sot disa media, që prej kohësh kanë hequr dorë nga objektiviteti dhe janë rreshtuar hapur në krah të akuzës kundër Erion Veliajt, nxituan të publikojnë lajmin se unë jam gjobitur nga gjykata për mungesë në seancë. Natyrisht, harruan të tregojnë arsyen e mungesës.

Ja e vërteta.

Sot, në orën 09:00, me shkresë zyrtare njoftova gjykatën se në të njëjtën orë (orën 10 a.m.) isha në një proces civil, që vijon prej pesë vitesh dhe ishte caktuar shumë kohë përpara seancës penale. Bashkëlidha provat dhe kërkova shtyrjen e seancës. Askush nuk mund të jetë fizikisht në dy gjykata në të njëjtën kohë. Kjo është një pamundësi objektive, për gjykatën penale jo.

Sipas kolegëve të pranishëm në sallë, arsyeja e gjobës ishte “se unë duhej ta kisha njoftuar këtë konflikt që në seancën e kaluar”. Ndërkohë seancën e kaluar gjykata vendosi datën dhe orën pa pyetur asnjë avokat. Nuk u interesua nëse mbrojtësit kishin angazhime të tjera, por sot gjobit një prej tyre sepse nuk e paska njoftuar për një konflikt oraresh, që ajo vetë nuk u interesua kurrë as ta pyeste, as ta verifikonte.

Nuk është hera e parë dhe me shumë gjasë nuk do të jetë as e fundit, që kam kritikuar publikisht mënyrën se si po zhvillohet ky proces. Shpresoj sinqerisht që kjo gjobë të mos jetë një reagim ndaj këtyre qëndrimeve. Por nëse dikush beson se me një gjobë, me disa gjoba, me procedime administrative apo edhe penale mund të më bëjë të hesht, gabon. Kush më njeh, e di se nuk jam nga ata që zgjedh rehatinë në kurriz të padrejtësisë dhe është shumë vonë të filloj ta bëj tani.

Po bëhet e qartë çdo ditë e më shumë se në këtë proces edhe pse akoma në fillim, shumë nga argumentet tona, të refuzuara fillimisht, janë pranuar nga gjykata më të larta. Të njëjtin fat do kenë edhe shkelje të tjera përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila shumë shpejt do të vihet zyrtarisht në lëvizje me kërkesën tonë. Kauza nuk është thjesht të fitojmë një proces, por nëpërmjet tij të ndërtojmë standarde më të mira kushtetuese dhe evropiane të drejtësisë.

Pikërisht për këto standarte do t’i drejtohem edhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Gjobitja e një avokati në krye të detyrës së tij nuk është një problem individual, por një precedent që prek lirinë dhe pavarësinë e profesionit të avokatit. 

Nëse një gjykatë pretendon të diktojë mënyrën se si një avokat organizon veprimtarinë e tij profesionale dhe e ndëshkon kur ajo nuk përputhet me ritmin që gjykata imponon njëanshmërisht, atëherë nuk vihet në diskutim vetëm liria e avokatit, por vetë e drejta për një mbrojtje të pavarur.

Unë besoj në një drejtësi që pranon kondradiktoritetin, debatin, bashkëpunimin, mirëkuptimin institucional dhe e konsideron mbrojtjen një garanci kushtetuese, jo një pengesë procedurale. 

Ndaj, as kjo gjobë dhe as ndonjë masë tjetër nuk do të më largojë nga kjo rrugë. 

Pa avokatë të lirë nuk ka mbrojtje efektive, pa mbrojtje efektive nuk ka proces të rregullt dhe pa proces të rregullt nuk ka shtet të së drejtës.

gjobe Gjykata Plarent Ndreca reagon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: 90% janë profile fallco të korbave të opozitave imagjinare

21:41 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.