Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fefc04d11933f866b8376e4b9a763bb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

697 kulla të vjetra nëpër të gjithë Shqipërinë pritet të formalizohen dhe poseduesit e tyre do të pajisen me Certifikatë Pronësie. Kështu është shprehur drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, gjatë takimi të mbajtur sot në Theth bashkë me kryeministrin Edi Rama, me fokus ligjin për “Paketën e Maleve”. 

“Sa i përket rijetëzimit të kullave, jemi në një projekt me Ministrinë e Turizmit dhe GIZ, ku kemi identifikuar 697 kulla të vjetra. Po vijojmë procesin e titujve të pronësisë. Vetëm për Thethin janë 15 kulla të identifikuara, për të cilat po vijon procesi i formalizimit. E gjithë drejtoria e Shkodrës ka rreth 194 kërkesa që po procedohen nga ana jonë për të marrë titullin e pronësisë”, tha Goxhobelli. 

Në vijim të fjalës së saj në takim ajo theksoi edhe përmbylljen e procesit të regjistrimit fillestar në 106 Zona Kadastrale nga Elbasani në Vermosh. 

“Ky është një parakusht për “Paketën e Maleve”, por edhe për procese të tjera që kanë të bëjnë me regjistrimin e titujve të pronësisë”, tha Goxhobelli. 

Lidhur me “Paketën e Maleve”, ajo tha se nuk është thjesht një ligj pronësie, por një ligj zhvillimi teksa shpjegoi edhe hapat se si të përfitosh prej këtij ligji. 

“Është një ligj zhvillimi, që ka dy komponentë. Është incentiva që ka të bëjë me formalizimin e të drejtës pronësore dhe incentiva të tjera fiskale. Fillon me një shprehje interesi, pastaj vijon me një verifikim në terren nga ana e bashkisë dhe më pas me një miratim nga Këshilli Bashkiak, i cili bën miratimin e listës së pronarëve joposedues. Hapat që vijojnë janë kryesisht administrativë, që lidhen me mundësinë për aplikim për lejen e zhvillimit.  I gjithë procesi koordinohet me bashkinë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, për të bërë verifikim të statusit ligjor të zonave, të cilat përcaktohen si zona të zhvillimit të ekonomisë malore”, deklaroi drejtoresha e ASHK-së, Lorena Goxhobelli. 

697 kulla ASHK certifikate pronesie formalizohen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shqyrton nesër “arrestin me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Bardhi: Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues për të nxjerrë Veliajn nga qelia

19:42 / September 14, 2026

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026

Ilir Meta nuk do të qëndrojë më në kafazin e qelqtë

15:17 / September 14, 2026

Të shtënat në barin e plazhit në Athinë, Alket Rizai në kërkim: Duhej të kthehej sot në burg

14:00 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.