Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01468870 f736 44ea 9dcc 9011430808c9 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ashtu siç ishte paralajmëruar, një stuhi e fuqishme ka mbërritur në Shqipëri dhe vendet fqinje, duke sjellë erëra të forta, reshje shiu dhe shkarkesa elektrike.

Mbrëmjen e së martës, era e fortë përfshiu qytetin e Vlorës, duke shkaktuar probleme në zona të ndryshme. Qytetarët dhe pushuesit u larguan nga bregdeti për shkak të rrezikut nga rrëzimi i pemëve dhe objekteve të ndryshme.

Në zonën e Lungomares, bizneset u detyruan të mblidhnin çadrat dhe karriget, pasi era e fuqishme vështirësoi zhvillimin normal të aktivitetit.

Ndërkohë, edhe në qarkun e Kukësit reshjet e shiut, erërat me intensitet mesatar dhe shkarkesat elektrike i dhanë fund valës së të nxehtit.

Stuhia ka goditur edhe Kosovën, duke shkaktuar dëme materiale në disa komuna. Ndër zonat më të prekura janë fshatrat e komunës së Suharekës, përfshirë Vraniqin, ku erërat e forta kanë dëmtuar banesa, biznese dhe sipërfaqe bujqësore.

Kushte të vështira atmosferike janë regjistruar edhe në Maqedoninë e Veriut. Në Shkup, erërat e forta kanë dëmtuar çati banesash, kanë këputur kabllo elektrike dhe kanë rrëzuar pemë, duke krijuar probleme në disa pjesë të qytetit.

Deri më tani, në Shqipëri nuk raportohen dëme të konsiderueshme, ndërsa në Kosovë pasojat e stuhisë mbeten të shumta.

Kosove Maqedoni Shqiperi Stuhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.