Martesat me mblesëri kanë qenë mjaft të përhapura dikur por dhe sot nuk mbeten pas. Por ama nuk e dinim që edhe mjaft personazhe të njohur shqiptarë janë njohur me njeriun e jetës përmes shkuesisë.
Së fundmi një gjë të tillë e ka rrëfyer për mbështetësit e saj dietologia Blerina Bombaj ku në postim ka përmendur Joni Peçin si personin që e ka njohur me bashkëshortin aktual. Blerina shkruan: “Më thënë të drejtën, nëse nuk do kisha njohur Jonin, jeta ime pa diskutim nuk do ishte kjo! Nuk e di si do të ishte, por falënderoj Zotin që takova Jonin i cili u bë shkas që unë u njoha dhe u dashurova me atë që sot është bashkëshorti im, babai i dy fëmijëve të mi dhe mbështetja e hekurt e gjithë dëshirave të mia. Me pak fjalë, Joni Peçi ishte shkesi.”

Por le të rikujtojmë që Blerina nuk është e vetmja që fal një shkuesi sot ka një familje të lumtur. Aurela Gace ka qënë ajo që në një foto në dasmen e saj më të ndjerin Dr.Flori dhe bashkëshorten e tijë ka shkruar se ka qënë Dr.Flori dhe vëllai i tij për njohjen më Skerdin. Një tjetër martesë në showbiz-in shqiptar një çift mjaft i dashur për publikun kurorëzuan dashurinë e tyre muajin që shkoi pas 12 vitesh bashkëjetesë ku kanë dhe një vajzë. Ata janë Alban Skenderaj dhe Miriam Cani, ku kjo e fundit e ftuar në emisionin e Rudinës ka shprehur se ka qenë i babai i saj ai që e kishte njohur më Albanin pasi ka qenë dëshira e tij për të vazhduar një karrierë në Shqipëri.
“Më thoshte se në Shqipëri është një artist i mirë dhe do ju përshtaten zërat, e mori në telefon dhe ma kaloj direkt mua” –u shpreh Miriami. Pra, nëse nuk do të kishte qenë babi i saj ata nuk do të ishin të martuar sot.
Shihni në fotogaleri kush janë këto çifte




