Situata është tensionuar gjatë protestës para Kuvendit, ku protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe domate në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit.
Sipas informacioneve paraprake, dy efektivë policie dyshohet se kanë mbetur të lënduar gjatë incidentit dhe janë shoqëruar me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje vijojnë të jenë të pranishme forca të shumta policie, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me gjendjen e efektivëve apo rrethanat e plota të incidentit.
