Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, Gjykata Administrative nuk e merr në shqyrtim

11:17 / July 24, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
77747747
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me çështjen e emërimit të Ols Dados si prokuror.
Në vendimin e saj, gjykata vlerëson se Veliaj nuk ka interes të drejtpërdrejtë ligjor në këtë çështje, por vetëm një interes të tërthortë. Për këtë arsye, kërkesa e tij nuk është pranuar për shqyrtim.
Po ashtu, Gjykata Administrative ka refuzuar edhe kërkesat për t’u pranuar si palë në proces të ish-prokurorit Tom Deda, si dhe të Asociacionit për Media dhe Drejtësi.

–Këtë të premte, në Gjykatën Administrative u zhvillua seanca gjyqësore për padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi shfuqizimin e dekretit për emërimin e prokurorit Ols Dado.

I pranishëm në sallë është vetë Veliaj, ndërsa avokati i tij, Plarent Ndreca, paraqiti qëndrimin lidhur me kërkesën e Asociacionit për Media dhe Drejtësi për t’u pranuar si palë ndërhyrëse në proces.

Ndreca argumentoi se shoqata përfaqëson interesin publik dhe se objekti i gjykimit është një akt administrativ me pasoja të gjera. Sipas tij, organizata është krijuar pikërisht për të mbrojtur interesin publik në raport me drejtësinë dhe median, ndërsa theksoi se emërimi i Ols Dados lidhet me çështje me interes të lartë publik. Ai kërkoi që gjykata të pranojë ndërhyrjen e shoqatës në proces.

Përfaqësuesi i shoqatës, Ervin Karanxha, deklaroi se janë paraqitur prova të reja që, sipas tij, lidhen me legjitimitetin e çështjes. Ai tha se Asociacioni ka qenë palë edhe në procese të tjera administrative lidhur me emërimet në institucionet e drejtësisë.

Gjatë seancës, Erion Veliaj deklaroi se po krijohet një “asimetri” në proces, pasi sipas tij disa institucione shtetërore nuk janë paraqitur në gjykim. Ai kërkoi që gjykata të lejojë pjesëmarrjen e shoqatës, duke argumentuar se çështja prek interesin publik dhe besimin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i Ols Dados kërkoi konstatimin e mungesës së legjitimitetit të padisë dhe rrëzimin e kërkesës për ndërhyrje të shoqatës, duke argumentuar se pretendimet e saj duhet të paraqiten në një procedurë të veçantë.

Gjykata bëri të ditur se do të shqyrtojë fillimisht të gjitha kërkesat procedurale dhe vetëm më pas do të vendosë nëse çështja do të kalojë në shqyrtim themeli.

Gjatë seancës u diskutua edhe pozicioni i Alketa Bllamasit, e cila sqaroi se ofron shërbim këshillimor dhe nuk është avokate me prokurë e Erion Veliajt.

Gjyqtari kërkoi verifikimin e statusit të saj profesional, duke theksuar se nuk rezulton të ushtrojë efektivisht profesionin e avokatit dhe paralajmëroi palët të shmangin paraqitjen e kërkesave të pabazuara, për të cilat mund të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Në vijim, avokati Plarent Ndreca dorëzoi prova të reja, duke pretenduar se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka marrë një vendim lidhur me kërkesat e paraqitura prej tij për çështjen e emërimit të Ols Dados.

Ai deklaroi gjithashtu se Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka qenë pjesë e vendimmarrjes për emërimin e prokurorit, çka sipas tij ngre dyshime për konflikt interesi.

Gjyqtari sqaroi se këto janë çështje që lidhen me kompetencat e institucioneve përkatëse dhe se, nëse KLP do të kishte marrë një vendim formal, ai do të ishte objekt shqyrtimi në Gjykatën Administrative të Apelit.

Gjykata Ols Dado padia veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen

13:06 / July 24, 2026

Rama: Ligji për zonat e mbrojtura do të harmonizohet 100% me direktivat e BE-së

13:02 / July 24, 2026

“Bulevardi i flamingove” si reflektim, Rama: Ka përfunduar epoka e mungesave, ka nisur koha e pritshmërive

12:54 / July 24, 2026

“Bulevardi i flamingove”, Rama prezanton dy dokumente strategjike për mandatin e katërt të PS-së

12:46 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.