Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbledhja e grupit të PS/ Peleshi prezanton bilancin e dy sesioneve të para: 131 ligje të miratuara, integrimi në BE në qendër të punës

12:01 / July 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6a6330e3b5191peleshu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi prezantoi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste bilancin e punës së Kuvendit gjatë dy sesioneve të para të Legjislaturës së XI, duke e cilësuar këtë periudhë si “legjislaturën e integrimit europian”.

Gjatë prezantimit, ai theksoi se Kuvendi ka miratuar 131 ligje, rreth 40 më shumë se në dy sesionet e fundit të legjislaturës së kaluar, ndërsa vuri në dukje se fokusi kryesor i punës ka qenë përparimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas tij, një pjesë e rëndësishme e veprimtarisë parlamentare i është kushtuar përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Europian, monitorimit të procesit të negociatave dhe miratimit me konsensus të Rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Kryetari i Kuvendit tha se gjatë kësaj periudhe janë forcuar tre funksionet kushtetuese të institucionit – ligjvënia, mbikëqyrja dhe zgjedhja – ndërsa në fushën e mbikëqyrjes parlamentare është zbatuar një model i ri, i orientuar drejt vlerësimit të performancës së institucioneve dhe monitorimit të zbatimit të rekomandimeve të Kuvendit. Ai veçoi gjithashtu hartimin, për herë të parë, të Kalendarit Vjetor të Mbikëqyrjes Parlamentare.

Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit ndaloi edhe te modernizimi teknologjik i institucionit, duke përmendur përdorimin e inteligjencës artificiale për transkriptimin automatik të mbledhjeve parlamentare dhe zhvillimin e platformës “Media Hub AI”, e cila synon të rrisë transparencën dhe aksesin e publikut në veprimtarinë e Kuvendit.

Një tjetër fokus i bilancit ishte diplomacia parlamentare, përmes së cilës, sipas tij, është intensifikuar bashkëpunimi me Parlamentin Europian, parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, Kongresin Amerikan dhe partnerët ndërkombëtarë në mbështetje të procesit të integrimit.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit falënderoi deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për kontributin e tyre në veprimtarinë parlamentare dhe angazhimin në komunitet, duke theksuar se faza përfundimtare e integrimit europian kërkon angazhimin e të gjitha institucioneve dhe të gjithë shoqërisë shqiptare.

bilancin mbledhja e grupit PS peleshi prezanton
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.