Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Tensione në protestën para Kuvendit, vezë e domate drejt policisë! Shoqërohen disa protestues, mes tyre edhe organizatori

12:00 / July 27, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
555478745
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Siç ishte paralajmëruar, protestuesit mbërritën para Kuvendit rreth orës 09:00, në pritje të nisjes së seancës plenare.

Edhe sot protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, të cilët kishin krijuar një kordon sigurie për të penguar afrimin e tyre pranë godinës së Parlamentit.

Vezët dhe domatet e marra nga protestuesit, këtë herë u hodhën në drejtim të efektivëve të policisë, pasi deputetët arritën të hynin në Kuvend nën masa të shtuara sigurie.

Edhe seanca plenare nisi me tensione, pas kalimit për shqyrtim me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për huanë prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për Shqipërinë në fushën e mbrojtjes.

Partia Demokratike e kundërshtoi procedurën, duke pretenduar se nuk ishte njohur me përmbajtjen e marrëveshjes. Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, deklaroi se dokumenti është në dispozicion të deputetëve dhe se nuk do të kalojë për miratim pa u studiuar më parë.

Seanca u ndërpre për të vijuar sërish gjatë ditës, në orën 15:00.

Pas përfundimit të protestës, pjesëmarrësit u drejtuan pranë Komisariatit nr. 1, ku ishin shoqëruar disa prej protestuesve nga policia, mes tyre edhe organizatori Arben Kola.

kuvend proteste tensione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Malaj u përgjigjet magjistratëve: Kërkoni t’i rëndoni buxhetit të shtetit 40 mln euro në vit

19:20 / September 10, 2026

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës/ Flakët po përhapen me shpejtësi, nis ndërhyrja nga ajri

18:41 / September 10, 2026

Fermeri shqiptar prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë

17:58 / September 10, 2026

Monitoruesi i klimës i BE-së: Gushti, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!

17:39 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.