Kuvendi është mbledhur sërish në seancë plenare për të shqyrtuar marrëveshjen e huasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fondet e së cilës do të përdoren për forcimin e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes.
Diskutimet po zhvillohen pa praninë e mediave, ndërsa procesi i votimit do të jetë publik.
Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk morën pjesë në punimet e seancës.
Në sallë janë të pranishëm deputetët e partive të reja opozitare, ndërsa pritet votimi i marrëveshjes për huanë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në.
