Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 74 vota të deputetëve të Partisë Socialiste marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për huanë prej 302 milionë dollarësh, e cila do të përdoret për modernizimin e kapaciteteve të mbrojtjes.
Votimi u zhvillua pasi projektligji u diskutua në një seancë pa praninë e mediave, për shkak të karakterit të klasifikuar të dokumentit.
Në sallë nuk ishin të pranishëm deputetët e Partisë Demokratike dhe aleatët e saj, të cilët bojkotuan seancën, duke bërë që marrëveshja të miratohej vetëm me votat e shumicës socialiste.
