Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tragjike në Greqi/ Flakët u marrin jetën tre zjarrfikësve

20:54 / July 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2026 07 29 at 8 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre zjarrfikës kanë humbur jetën në dy ngjarje të ndryshme gjatë operacioneve për shuarjen e zjarreve që po përfshijnë disa rajone të Greqisë.

Sipas Shërbimit Zjarrfikës grek, dy efektivë, 25 dhe 58 vjeç, humbën jetën në zonën e Rethymnos, në ishullin e Kretës. Të dhënat paraprake tregojnë se ata po ndërhynin në një zonë të izoluar kur u rrethuan nga flakët, ndërsa më vonë autoritetet gjetën automjetin e tyre tërësisht të djegur.

Dy zjarrfikës të tjerë mbetën të plagosur gjatë operacionit dhe po marrin trajtim në spital. Sipas autoriteteve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Viktima e tretë u regjistrua në zonën e Gjithios, në Peloponez. Bëhet fjalë për shefin e zyrës rajonale të zjarrfikësve në Lakoni, i cili, sipas Policisë, humbi jetën nga një atak kardiak i shkaktuar nga lodhja dhe sforcimi fizik gjatë përpjekjeve për të përballuar flakët që kanë përfshirë qindra hektarë tokë.

Ndërkohë, situata me zjarret mbetet kritike në Peloponez, Paros, Mitilini dhe Kretë, ku flakët janë përhapur në një front prej më shumë se 15 kilometrash mes Rethymnos dhe Hanias.

Në terren vijojnë operacionet me pjesëmarrjen e qindra zjarrfikësve dhe vullnetarëve, ndërsa temperaturat rreth 40 gradë Celsius dhe erërat e forta, që arrijnë deri në 8 ballë të shkallës Bofor, po e vështirësojnë ndërhyrjen.

Në zonën e Hanias, rreth 2 mijë turistë dhe banorë janë evakuuar nga deti me anije dhe skafe private, pasi rrugët tokësore nuk ofronin kushte të sigurta largimi.

Autoritetet greke paralajmërojnë se rreziku mbetet i lartë edhe gjatë 48 orëve të ardhshme. Mbrojtja Civile u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të zbatojnë çdo udhëzim të autoriteteve për të garantuar sigurinë e tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

10:36 / September 24, 2026

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, marrëveshja në fuqi deri më 10 janar

08:59 / September 24, 2026

Bordi i Paqes në OKB: Rindërtimi i Gazës do të kërkojë 71.4 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme

22:00 / September 23, 2026

Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.