Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama mori një tjetër takim ditën e sotme, në vijim të mbledhjes me grupin e PS-së, këtë herë me adresim publik drejtuar Drejtuesve Politikë dhe Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare.
Adresimi im publik për fillimin e ndryshimit të ri të Partisë Socialiste, duke nisur me një diskutim të brendshëm rreth “Pranisë Besnike”, aneks i Dokumentit Strategjik BESA.
Rama tha në fjalimin e tij hyrës se “po ndante dokumentin e “Besës”, e titulluar edhe “prania besnike”. Ai vuri në dukje se vitet konsumojnë të gjitha partitë dhe strukturat e tyre besnike, që i cilësoi edhe si “gurët e varrezave politike”, duke sjellë shembuj se si parti të mëdha apo presidentë humbën lidhjen me besnikët dhe pushtetin.
“Dokumenti “Besa” është në funksion të kthesës së mandatit të katërt. Dua ta ndaj me ju sot këtë dokument sot, e keni përpara. Sot, vazhdimi i mbledhjes me grupin e PS-së. Paralelisht me reflektimin e pasqyrës së flamengove në bulevard kam kaluar edhe në varrezat e partive politike, por që herët apo vonë humbën vazhdimësinë e qëndrueshme të fitoreve të tyre. Të gjithë gurët në ato varreza kanë të njëjtin mbishkrim, askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi por humbi dëgjimin nga pushtetit, tha Rama.
Ai solli në vëmendje të paktën 5 shembuj nga vendet perëndimore, deri edhe në SHBA, dukuria e cilësuar si “patronazhistët”.
“Barack Obama kishte 2 mln vullnetarë apo që quhen patronazhistë dhe 13 milionë emra personazh të lidhur me kauzën. Barack Obama e pranoi më vonë si një nga dështimet më të mëdha kur ajo u shua, pas rezultateve të mesmandatit”, tha ai.
Më tej renditi edhe precedentët në Brazil, Spanjë me “Podemos”, në Francë me Macron, me “5 yjet” në Itali.
“Pesë vende, 5 parti, të pesa me të njëjtën sëmundje, ranë me veshët mbyllur”, tha Rama.
Ai tërhoqi vëmendjen se PS nuk duhet të jetë parti që shikon në një anë e dëgjon me një vesh.
“Dëgjojnë nga njëri vesh dhe shikojnë vetëm me një anë. 4 mandate radhazi qytetari zgjodhi partinë e punëtorëve”, tha ai mes të tjerash.
