Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Vetëm 18% probabiliteti në Polymarket për rënien e qeverisë Rama këtë vit…

14:02 / August 2, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Polymarket është një bursë online për parashikime nga më të ndryshmet, ku përdoruesit blejnë dhe shesin kontrata të lidhura me rezultatet e ngjarjeve reale, si zgjedhjet politike, vendimet ekonomike, konfliktet ndërkombëtare, sporti apo zhvillimet teknologjike. Çmimi i një kontrate, zakonisht ndërmjet 0 dhe 1 dollar, interpretohet si vlerësimi i tregut për probabilitetin e një rezultati; për shembull, një çmim prej 0,70 dollarësh nënkupton se pjesëmarrësit i japin ngjarjes afërsisht 70% mundësi të ndodhë. Pas përfundimit të ngjarjes, kontrata fituese paguhet me një dollar, ndërsa ajo humbëse humbet vlerën. Përveç mundësisë së fitimit financiar, Polymarket përdoret edhe si burim informacioni për të matur në kohë reale pritshmëritë kolektive.

Aktualisht në Polymarket janë investuar pothuaj 126 mijë dollarë nga qindra investitorë rreth parashikimit se qeveria Rama do të bjerë deri më 31 dhjetor 2026. Ata që e parashikojnë sot këtë gjë e kanë probabilitetin e fitores vetëm 18%, ndërsa ata që parashikojnë të kundërtën e kanë probabilitetin e fitores 82%. Pra, nëse dikush fut sot 18 dollarë për rënien e qeverisë Rama, në fund të vitit merr 100 dollarë po të bjerë (në të kundërtën merr 0 dollarë).

Ndryshe nga bastet online, ku kompanitë e basteve përcaktojnë dhe lëvizin koeficientët bazuar në analizat statistikore të klubeve që përballen në një ndeshje sportive, në Polymarket probabilitetet luhaten sipas shumave që futen për parashikimet nga pjesëmarrësit në bursë. Kështu, më 20 qershor mbizotëronte parashikimi për rënien e qeverisë Rama brenda vitit me 54%, ndërsa sot probabiliteti ka zbritur në vetëm 18% (shihni grafikun e mëposhtëm).  

image

18 % probaliteti qeverise renien vetem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria fiton më shumë nga konsullata në Bujanoc sesa humbet nga ajo serbe në Shkodër

15:21 / August 2, 2026

Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej

16:35 / July 31, 2026

10 vjet Reforma e Drejtësisë, 6 pyetje nga një përvojë personale

16:24 / July 30, 2026

Agroni të shpjegojë pse ia futi vrapit

21:32 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.