Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Kardinali i mrekullive”, ish-i burgosuri Bajraktari rrëfen vitet me kardinalin Ernest Simoni: Shpëtoi jetë njerëzish

16:31 / August 2, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ded Bajraktari është dëshmitar i dhjetëra njerëzve, që sipas tij Kardinali Ernest Simoni Troshani, që studimet teologjike të kryera në fshehtësi për shkak të persekutimit të Kishës nga regjimi komunist në Shqipëri, i ka ndihmuar në betejat e tyre për shëndetin gjatë kohës kur shërbente në Fushë Arrëz dhe qytete të tjera në veri të vendit.

“Shkonte, bënte Meshë, u çonte një uratë, i kapte nga koka, u fërkonte duar, dhe e vinim re që këta njerëz, vinin pas një jave dhe thoshin ‘jam mirë’”, tha Ded Bajraktari.

Ded Bajraktari kujton një ngjarje të pazakontë. Ai rrëfen se si shofer, po udhëtonte me Shenjtërinë e Tij drejt Fushë Arrëzit një ditë të acartë dimri për të bekuar disa personazhe me probleme shëndetësore, kur ngricat në rrugë u rrezikuan jetën. Por, ajo ndodhi që nisi si makth, përfundoi me një mrekulli.

“Ishte një vend, Kroni i Zojës, aty ku ka humbur jetën Myslym Keta. Makina më rrëshqiti dhe po futeshim në shkëmb. Makina u kthye tërësisht. Kur po i afroheshim humnerës, Ernest Troshani tha ‘O Zot, o Krisht’. Makina ndaloi. Më tha mua ‘ndalo se shpëtuam’”, tha Ded Bajraktari.

Njeriun e mrekullive e quan Bajraktari Kardinalin, të cilin e ritakoi gjatë Meshës së Shenjtë që Ernest Simoni Trashi mbajti në Spaç, ku ka vuajtur dënimin pas arrestimit gjatë diktaturës.

“Më kapi te dora dhe unë i them ‘jam ai djali nga Fushë Arrëzi. E di më tha. Më mbante mend’”, tha Ded Bajraktari.

Kardinali 98-vjeçari që duroi tortura dhe kushte të ashpra gjatë 18 viteve në burg, është dëshmi e besimit, faljes dhe shpresës.

bajraktari jete Kardinali mrekullive simoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026

Pronat në bashkëpronësi, si do të bëhet regjistrimi me ndryshimet ligjore

12:33 / October 3, 2026

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

11:21 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.