Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Peshk i ngrirë me kimikate mbi normat e lejuara, AKU: Kthejeni në pikat e shitjes!

14:30 / August 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
peshk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një peshk i ngrirë me origjinë nga Turqia, i eksportuar në Shqipëri përmes Greqisë, është identifikuar me nivele të larta të substancave perfluoroalkile (PFAS), mbi kufijtë e lejuar nga ligji. Për këtë arsye, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u ka bërë thirrje qytetarëve të mos e konsumojnë produktin dhe ta kthejnë në pikën e shitjes nëse e kanë blerë.

Alarmi u ngrit fillimisht nga autoritetet italiane përmes sistemit evropian të njoftimit të shpejtë për ushqimin dhe ushqimin për kafshë (RASFF). Shqipëria është përfshirë në procedurën e ndjekjes, pasi produkti rezulton se është importuar edhe në vendin tonë. Sipas të dhënave, produkti është eksportuar nga kompania greke Vasilis Savramis Co Ltd (Frozen Sea Foods), ndërsa origjina e peshkut është Turqia. Importues në Shqipëri është HRISTO KUCO SH.P.K.

Bëhet fjalë për produktin ATHERINA IQF 10X1kg TURKEY, me numër batch 25/04/2025 dhe datë skadence 25/04/2027.

PFAS janë një grup kimikatesh artificiale që përdoren në procese të ndryshme industriale dhe njihen si “kimikatet e përhershme”, sepse shpërbëhen shumë ngadalë dhe mund të grumbullohen në mjedis dhe në organizmin e njeriut. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian ka vendosur kufij të rreptë për praninë e tyre në ushqime. Kur këta kufij tejkalohen, produkti konsiderohet i pasigurt për konsum.

AKU thekson se në këtë rast niveli i PFAS është mbi limitet ligjore dhe përbën rrezik serioz për shëndetin e njeriut. Autoriteti u kërkon qytetarëve që e kanë blerë këtë produkt të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes.

AKU alarm kimikate peshk Turqia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”, Buzhala mbron idenë e zhvillimit: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

22:59 / October 12, 2026

Më shumë siguri për kursimet në banka/ Projektligji hidhet për konsultim, rritet kufiri nga 2.5 milionë në 6 milionë

15:00 / October 12, 2026

Rama: “Pasqyra e Çmimeve” me 238 artikuj, synojmë të shkojë 1000 deri në fund të vitit

13:09 / October 12, 2026

Ministri i Jashtëm izraelit në konferencë me Hoxhën: Izraeli dhe Shqipëria, miqësi më të thellë se diplomacia

13:02 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.