Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

KPK hap konkursin për 34 prokurorë të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb

17:00 / August 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shpallur konkurs për rekrutimin e prokurorëve të rinj në sistemin prokurorial. Nga 34 pozitat e lira, 10 do të rezervohen për kandidatët nga komuniteti serb, si masë afirmative për garantimin e përfaqësimit të tyre në sistemin e drejtësisë.

Anëtari i Këshillit Prokurorial, Dardan Vuniqi, tha se aktualisht në sistem ushtrojnë detyrën 177 prokurorë aktivë, ndërsa deri në fund të vitit dy prej tyre do të dalin në pension. Sipas tij, kjo krijon nevojën për plotësimin e vendeve vakante, duke respektuar edhe detyrimet kushtetuese për përfaqësimin e komuniteteve.

“Komisioni për Buxhet dhe Financa i Këshillit Prokurorial rezulton se numri i përgjithshëm i pozitave në sistemin prokurorial është 209. Bëhet fjalë për prokurorë. Aktualisht, funksionin e prokurorit të shtetit e kryejnë 177 prokurorë aktivë. Sipas planifikimeve, dy prokurorë do ta përfundojnë mandatin këtë vit për shkak të pensionimit, duke e çuar numrin në 175. Prandaj, në sistemin prokurorial ekzistojnë 34 pozita të lira dhe, prej tyre, 10 pozita duhet të rezervohen për prokurorë nga komuniteti serb, si veprim afirmativ”, tha Dardan Vuniqi, Anëtar i KPK-së.

Komisioni e mbështet këtë vendim në nenet 109 dhe 110 të Kushtetutës së Kosovës, të cilat përcaktojnë se sistemi prokurorial duhet të pasqyrojë karakterin shumetnik të vendit dhe të garantojë përfaqësim për komunitetet e nënpërfaqësuara.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, u bëri thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb të aplikojnë, duke garantuar se procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. Ai bëri të ditur edhe përbërjen e komisionit që do të shqyrtojë aplikimet.

“Anëtarët e komisionit për shqyrtim janë Zejnulla Gashi, kryeprokuror i shtetit dhe anëtar i KPK-së; Lulzim Sylejmani, prokuror në Zyrën e Prokurorit të Shtetit, anëtar; dhe Shkëlzen Ibrahimi, prokuror në Prokurorinë e Apelit, anëtar”, theksoi Arian Gashi – Kryesues i KPK-së.

Me shtatë vota pro, Këshilli Prokurorial miratoi shpalljen e konkursit për rekrutimin e prokurorëve të rinj. Konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë, duke nisur nga 17 gushti 2026.

komuniteti konkurs Kosove kpk prokurore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

10:36 / September 24, 2026

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, marrëveshja në fuqi deri më 10 janar

08:59 / September 24, 2026

Bordi i Paqes në OKB: Rindërtimi i Gazës do të kërkojë 71.4 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme

22:00 / September 23, 2026

Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.