Deri në orët e mesditës vendi ynë parashikohet të jetë i gjithi nën dominimin e motit të qëndrueshëm, duke sjellë intervale të gjata me diell në një pjesë të mirë të territorit dhe kalime të lehta të vranësirave në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që në orët vijuese të ketë shfaqje të vranësirave kalimtare në vendin tonë, ku më të fokusuara pritet të jenë në shtrirjen lindore dhe në qytetet e zonës së ulët. Përgjatë pasdites, në gjysmën lindore të Shqipërisë, parashikohet që në zona të izoluara të kemi prezente rrebeshe të izoluara shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje, duke luhatur vlerat ditore nga 16°C, temperatura më e ulët e shënuar në Ersekë, deri në 41°C, vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior-veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2-3 ballë.
