Shqipëria ka nisur për herë të parë aplikimin e injeksioneve që shmangin verbërinë tek bebet që lindin premature. Mjekët okulist thonë se jo cdo bebe ka nevojë dhe është bashëkpunimi mes mjekëve në maternitet dhe atyre në shërbimin okulistik në QSUT që depistojnë me saktësi fëmijët prematurë që shfaqin sëmundje në sy dhe përfitojnë nga trajtimi.
“Injeksionet intravritale janë injeksione kundër neuvaskularizimit që paraqesin fëmijët që lindin prematurë por jo të gjithë. Fëmijët që lindin nën 32 javë, nën 1500 gramë, ata që kanë oskigjeno terapi të gjatë, apoaknëkaluar anemi të thellë, apo janë trajtuar me gjak. Për të shmangur vërbërinë. Emergjenca është javën e 5 të 6 pas lindjes. Trajtimi qoftë edhe me një injeksion të vetëm mund të eleminojë verbimin. Raste të rrala mund të kërkojnë dy injeksione”, tha Alketa Tandili Okuliste në QSUNT.
Cdo vit në shqipëri regjistrohen 12 raste të foshnjeve prematurë që shfaqin probleme me shikimin. Mjekët thonë se nësë problemi kapet që në ditët e para të ardhjes në jetë, rikuperimi është 100 % per bebet duke shmangur verbërinë. Injeksione të tilla janë përdorur prej vitit 2019 në europë dhe amerikë.
