Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosove 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

U duk se nisi një seancë normale që po shkonte drejt formimit institucional me konstituimin. Deputetët e rinj të Kosovës kryen betimin dhe i hapën rrugë rendit të ditës për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri.

E drejta për propozimin e një kryeparlamentari i takon LVV-së, por kjo zgjodhi një rrugë tjetër. Në foltoren e parlamentit u ngjit vetë kreu i saj, Albin Kurti. Ai foli në kontekstin e krizës politike, kur tha se partia e tij synon që të mos e çojë vendin sërish në zgjedhje të parakohshme. Për këtë arsye, Kurti nuk propozoi një emër për kryetar të ri të Kuvendit, duke kërkuar kohë për të vijuar bisedimet për zgjedhjen e presidentit.

“Ne duam bisedime edhe me PDK-në, edhe me Aleancën, edhe pse refuzimi i tyre është i qartë. Duam të ecim përpara bashkërisht, por na duhet dakordimi sa më i gjerë për presidentin unifikues, ashtu siç e kërkon kushtetutshmëria për të cilën u betuam sot”, deklaroi Kurti në Kuvend.

Seanca në këtë moment u mbyll, por i hapi derën akuzave nga opozita. Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, e cilësoi veprimin e Kurtit mungesë serioziteti, pasi sipas tij hodhi një hap tjetër që e lë Kosovën në vakum institucional.

Pafytyrësi e cilësoi kreu i AAK-së, Ardian Gjini, veprimin e Kurtit në rrjetet sociale, ndërsa deputeti Besnik Tahiri e quajti një papërgjegjshmëri, duke marrë parasysh 30 ditët që kishte në dispozicion për negociata.

Kurti i përsëriti qëndrimet e tij  edhe në një konferencë për mediat. Ai tha se Kuvendi duhet të konstituohet vetëm pasi të arrihet një marrëveshje për presidentin, pasi sipas tij vetëm kështu mund të shmangen zgjedhjet e reja. Kryeministri në detyrë u bëri sërish thirrje kreut të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kreut të AAK-së, Ardian Gjini, të ulen në bisedime, duke theksuar se zgjedhja e presidentit nuk është përgjegjësi vetëm e partisë fituese.

“Përballë kësaj situate, e cila ka nevojë për trashëgimi dhe konsideroj se është e nevojshme t’i jepet shans vazhdimit të diskutimit para se të lëvizim me konstituimin e Kuvendit, gjë që do ta vështirësonte evitimin e zgjedhjeve. Na duhet shtesë kohe për diskutime dhe vetëm atëherë kur ta kemi arritur dakordimin për çështjen e presidentit të vazhdojmë me çështje tjera. Jam i interesuar të vazhdoj diskutimin me LDK-në për një marrëveshje. Por i bëj thirrje edhe kryetarit të AAK-së dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të takohen, të bisedojnë. Nëse kryetari i Kuvendit i takon subjektit fitues që është LVV dhe nëse qeverinë e formon mazhoranca që jemi ne, nëse këto dyja janë përgjegjësi e jona, zgjedhja e presidentit është përgjegjësi edhe e PDK-së edhe e AAK-së” – tha Kurti.

Për ngërçin reagoi edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, e cila u bëri thirrje liderëve politikë të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ambasada theksoi se ngërçi politik po i kushton Kosovës mundësi të humbura dhe se ka ardhur koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të qytetarëve.

“Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tij që të përmbushin zotimin për të punuar në interesin më të mirë të vendit”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Ndërkohë që PDK dhe AAK janë tërhequr nga bisedimet për zgjedhjen e presidentit, Kurti e zhvilloi takimin e fundit me Lumir Abdixhikun më 4 gusht. Një marrëveshje nuk u arrit, edhe pse të dy palët theksuan se ka vullnet për bashkëpunim. LDK, sipas deklaratave të eksponentëve të saj, ka ambicie për postin e presidentit.

Pas takimit me Abdixhikun, Kurti përmendi profilin e një kandidati, i cili duhet të jetë unifikues dhe, siç tha, të mos përfshihet në politikën e ditës në Kosovë.

Në fillim të marsit Vetëvendosje nuk mbështeti Vjosa Osmanin për një mandat të dytë, ngërç që çoi vendin në zgjedhjet e parakoshme të 7 qershorit.  

Ambasada Kosove kuvendi reagon SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Telefonata që i kushtoi 1.1 milionë euro, çifti francez bie në kurthin e mashtruesve

18:00 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026

Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

16:22 / August 6, 2026

Reforma Territoriale/ Udhëzimi i PD për degët: Strukturat në degë të mblidhen urgjentisht brenda javës, për të kundërshtuar draftin e PS

14:53 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.