Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale lidhur me ecurinë e punimeve në aksin rrugor Elbasan–Qafë Thanë, duke e cilësuar projektin si një investim të rëndësishëm për modernizimin e infrastrukturës në juglindje të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson se punimet po zhvillohen me ritme të larta dhe se investimi do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e Korçës dhe të gjithë rajonit të juglindjes me pjesën tjetër të Shqipërisë.
“Mirëmëngjes dhe me punimet që vijojnë me ritme të larta në aksin Elbasan–Qafë Thanë, një investim që do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe gjithë juglindjes me pjesën tjetër të vendit më të shpejtë, më të sigurt dhe më moderne, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.
Sipas kreut të qeverisë, përfundimi i këtij projekti pritet të lehtësojë qarkullimin, të rrisë sigurinë rrugore dhe të përmirësojë lidhjen e juglindjes me pjesën tjetër të vendit.



