Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Transportonin emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

12:26 / August 7, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia amp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Kufitare e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Halfway”, duke goditur një rast të dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, të cilët dyshohet se transportonin kundrejt pagesës 15 emigrantë nga vende të Afrikës, me qëllim kalimin e paligjshëm drejt Malit të Zi.

Në pranga kanë rënë shtetasit E. A., 22 vjeç, dhe M. F., 19 vjeç, të dy banues në Fushë-Arrëz. Ata u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare në fshatin Vukpalaj, pranë kufirit me Malin e Zi, teksa transportonin emigrantët me një automjet tip furgon.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi edhe automjetin e përdorur për transportimin e emigrantëve.

Sipas Policisë Kufitare, operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

emigrante Mal i ZI Shkoder transport
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

610 zyrtarë u referuan për shkelje pasurie, ILDKPKI: Mbi 2300 gjoba në 11 vite

14:04 / August 7, 2026

Kontrolle në vijën bregdetare, lirohen hapësira publike në plazhin e Spilles, dy të proceduar

13:56 / August 7, 2026

SafeJournalists kundërshton rregulloren e re të GJKKO: “Rrezikon të kufizojë aksesin e gazetarëve në gjykatë”

12:38 / August 7, 2026

Gonxhja: Korriku riktheu rritjen e turizmit, 1.95 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri

12:32 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.