Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk tërhiqen, kërkesë të re ministrisë së Drejtësisë për provimet në gjuhën shqipe: Duam barazi!

17:38 / August 7, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mv
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas protestave dhe premtimeve të pambajtura nga qeveria e Hristian Mickoskit, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut i janë drejtuar sërish institucioneve me kërkesën që provimet profesionale të organizohen edhe në gjuhën shqipe.

Këtë të premte, ata dorëzuan një kërkesë të re në Ministrinë e Drejtësisë, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve dhe Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, duke kërkuar që të merren masat e nevojshme për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Ndryshe nga kërkesat e mëparshme, këtë herë studentët nuk ndalen vetëm te provimi i jurisprudencës. Ata kërkojnë që edhe provimet për noter, përmbarues, si dhe provimet e tjera shtetërore, të zhvillohen në gjuhën shqipe, duke argumentuar se kjo e drejtë parashikohet nga legjislacioni në fuqi.

Nismëtari i kësaj iniciative, Mevlan Ademi, tha se studentët shqiptarë nuk mund të vazhdojnë të përballen me pengesa që, sipas tij, i vendosin në kushte të pabarabarta me kolegët e tyre.

“Studentët shqiptarë nuk duhet të diskriminohen. Duhet të kenë mundësi të barabarta për t’u arsimuar, për t’u certifikuar dhe për të ushtruar profesionin e tyre në vendin e vet”, deklaroi Ademi.

Në kërkesën drejtuar institucioneve, studentët kërkojnë që të ndërmerren menjëherë hapat administrativë për organizimin e këtyre provimeve edhe në gjuhën shqipe.

Ata theksojnë se kërkesa mbështetet në nenin 2 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe në dispozitat e Ligjit për Provimin e Jurisprudencës.

“Bazuar në nenin 2 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe konform dispozitave të Ligjit për Provimin e Jurisprudencës, ju drejtojmë këtë kërkesë për mundësimin e dhënies së provimeve të jurisprudencës, noterisë, përmbarimit, si dhe provimeve të tjera shtetërore edhe në gjuhën shqipe”, thuhet në dokumentin e dorëzuar.

Studentët kërkojnë gjithashtu që ligji të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, për aq kohë sa ai është në fuqi.

Sipas tyre, është e papranueshme që studentët që ndjekin studimet në gjuhën shqipe të mos kenë të njëjtat mundësi si ata që studiojnë në gjuhën maqedonase.

“Është e papranueshme që studentët të cilët studiojnë në gjuhën shqipe dhe i përkasin njërit prej popujve shtetformues të Republikës së Maqedonisë së Veriut të diskriminohen dhe të vendosen në kushte të pabarabarta në krahasim me kolegët e tyre që studiojnë në gjuhën maqedonase”, theksohet në kërkesë.

Kjo është hera e radhës që studentët ngrejnë këtë çështje. Më herët ata kanë organizuar dy protesta, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, ndërsa kanë akuzuar institucionet për zvarritje të zbatimit të premtimeve.

Në muajin maj, çështja u shoqërua edhe me protesta në Shkup dhe Tiranë, të organizuara me moton “Gjuha shqipe nuk negociohet”. Studentë dhe qytetarë kërkuan respektimin e të drejtave gjuhësore dhe zbatimin e plotë të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

drejtesise maqedonine ministrise Shqiptare studentet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026

Përplasje në BE, shtatë vende kritikojnë Slloveninë për emërimin e Tanja Fajon në një post të lartë

17:18 / August 7, 2026

Bedri Hamza refuzon takimin me Albin Kurtin: PDK mbetet në opozitë

13:59 / August 7, 2026

Zelensky vizitë zyrtare në Serbi

10:59 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.