Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kuvendi Kosove sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sërish nesër në orën 11:00.

Posti i presidentit është shkaktari i mosmarrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe takimi i së mërkurës mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, i mbajtur në orët e fundit të afatit për konstituimin e Kuvendit, përfundoi pa rezultat.

Kryetari i Vetëvendosjes tha se rezultati zgjedhor nuk e lejon që postin e presidentit të ia ofrojë LDK-së, ku këta të fundit këtë post e kërkojnë për Vjosa Osmanin, e nga ana tjetër Vetëvendosja ofron vetëm ministri.

Albin Kurti tha se janë për një president konsensual, por sipas tij, nëse duhet partiak, duhet të jetë prej Lëvizjes Vetëvendosje.

Lumir Abdixhiku pas takimit tha se Lidhja Demokratike e do postin e presidentit për balancë institucionale dhe kjo nuk mund të arrihet në rast se nuk ndryshon qëndrimi i palës tjetër.

Krerët e Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë takuar katër herë në përpjekje të arritjes së një marrëveshjeje për formimin e institucioneve, asnjë prej tyre nuk kanë dhënë rezultat.

Mesnatën e së premtes përfundon afati kushtetues për formimin e Kuvendit, ndonëse Lëvizja Vetëvendosje për këtë i ka numrat, njëjtë siç i ka edhe për zgjedhjen e qeverisë.

Zgjedhja e Presidentit në anën tjetër kërkon 80 deputetë për kuorum që nuk arrin t’i bëj partia fituese e zgjedhjeve, e në rast të dështimit vendi shkon në zgjedhje.

Kosove Negociata osmani prapskena Presidenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk tërhiqen, kërkesë të re ministrisë së Drejtësisë për provimet në gjuhën shqipe: Duam barazi!

17:38 / August 7, 2026

Përplasje në BE, shtatë vende kritikojnë Slloveninë për emërimin e Tanja Fajon në një post të lartë

17:18 / August 7, 2026

Bedri Hamza refuzon takimin me Albin Kurtin: PDK mbetet në opozitë

13:59 / August 7, 2026

Zelensky vizitë zyrtare në Serbi

10:59 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.