Dështimi i përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të detyruar Iranin përmes bombardimeve ajrore të pranojë një marrëveshje paqjeje, që garanton fundin e programit bërthamor dhe atij raketor, ka shqetësuar shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane.
Sipas CNN, Gjenerali Dan Caine u ka bërë me dije privatisht këshilltarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë se SHBA-ja duhet të gjejë me urgjencë një rrugëdalje nga lufta.
Gjenerali Caine ka paralajmëruar se vetëm sulmet ajrore nuk i arrijnë dot objektivat e Presidentit Donald Trump.
Përshkallëzimi, sipas tij mund të shkaktojnë pasoja të rënda, veçanërisht për shkak të konsumimit alarmant të rezervave të municioneve amerikane.
Kreu i ushtrisë amerikane paralajmëron se ashpërsimi i sulmeve ajrore mund të ushqejë hakmarrjen iraniane dhe të shkatërrojë mekanizmat e ndihmës amerikane ndaj aleatëve të rajonit.
Caine përjashton ndërhyrjen tokësore për rrëzimin e regjimit të Teheranit çka mund t’u shkaktojë amerikanëve humbje të mëdha.
Ndërkohë, përpjekjet diplomatike nuk janë ndalur.
Zyrtarët amerikanë shprehen të bindur se së shpejti do të arrihet një marrëveshje mes Iranit dhe Omanit për menaxhimin e përbashkët të Ngushticës së Hormuzit, çka ia heq ekskluzivitetin Teheranit dhe i hap rrugë heqjes së bllokadës në portet iraniane.
